Të tjeraKohët në të cilat jetoi Tchaikovsky

Kohët në të cilat jetoi Tchaikovsky

-


Rusia ka një histori jashtëzakonisht interesante. Megjithëse teknikisht ajo është një pjesë e Evropës, Rusia, për shkak të vendodhjes së saj, ka qenë gjithmonë e izoluar nga pjesa tjetër e kontinentit evropian dhe nuk është zhvilluar kurrë në mënyrë të ngjashme me të.

Për shkak të madhësisë dhe burimeve të mëdha natyrore, Rusia përbën gjithashtu një sfidë të parezistueshme për ata zaptues të cilat duan ta kenë Evropën për vete. Në shekullin e 19-të, Napoleoni udhëhoqi ushtrinë e tij në Rusi, për tu mundur jo nga forcat superiore, por nga kushtet klimaterike.

Një fat i ngjashëm priti edhe Hitlerin kur trupat e tij u përpoqën të zaptonin Rusinë. Ata gjithashtu u mundën nga dimri i egër rus.

Deri para ardhjes së Revolucionit Rus në fillim të shekullit të 20-të, Rusia sundohej nga familjva Romanov. Sunduesi quhej Car, gruaja e Carit quhej Careshë. Romanovët sondonin nga Shën Petërburgu, në atë kohë kryeqyteti i Rusisë, dhe qendra kulturore e Rusisë. Aristokracia ruse në atë kohë ishte shumë e madhe, dhe nuk kishte shtresë të mesme të shoqërisë. Fisnikëria shërbehej nga fshatarët të cilën nuk ishin asgjë më shumë sesa shërbëtorët e tyre. Këta të fundit ishin të shumtë në numër dhe shumë të varfër.

Gjatë fillimit të gjysmës së parë të shekullit të 19-të, kur u lind Tchaikovsky, era e ndryshimit që kishte kapur pjesën tjetër të Evropës pati ndikimin e saj edhe në Rusi. Struktura sociale, me përcaktime të qarta të grupeve ishte në rënie dhe nervozizmi i popullsisë ishte në rritje. Ky shqetësim do të zgjaste gjatë gjithë 100 vjecarit të ardhshëm. Në vitin 1825, një grup i quajtur rebelët e dhjetorit u ekzekutuan për shkak se shkaktuan trazira, dhe thuajse 92 vite më vonë, në vitin 1917, një revolucion përmbysi Rusinë njëherë e mirë. Cari, Caresha dhe pesë fëmijët e tyre u qëlluan dhe vetëm kohët e fundit trupave të tyre u janë bërë shërbimet e duhura funerale.

Në vitin 1866, një vrasje e mundshme e Carit Alexandër të II-të dështoi, por nervozizmi vazhdoi të rritjej. Disa vite më pas, shpërtheu lufta midis Serbisë dhe Turqisë. Qeveria e Carit Alexandër të II-të mbështeti Serbinë. Kjo për shka se në një luftë të mëparshme (Luftën e Krimesë) me Turqinë, Rusia kishte shpresuar një pikë hyrje në det në mesdhe duke kapur territor turk, por kishte humbur. Duke mbështetur Serbinë, ata shpresonin ende të fitonin një pikë të tillë daljeje në det në mesdhe. Ishte një gabim i madh, pasi Sernia humbi dhe për pasojë Rusia u detyrua t’i shpallte luftë Turqisë në vitin 1877. Me ardhjen e luftës nervzozimi në popullatë u rrit edhe më shumë, dhe në vitin 1878, vendi kaloi një valë terrorizmi me synim nxitjen e fshatarëve që të rebeloheshin kundër qeverisë, të vrisnin zyrtarët e lartë dhe kështu të paralizonin qeverinë. Cari Alexandër i II-të u përpoq të qetësonte situatën duke nxjerrë një sërë masash për të modernizuar dhe liberalizuar Rusinë. Ai reformoi sistemin ligjor dhe universitetet dhe reduktoi censurën.

Në vitin 1881, Cari Alexandër u vra gjatë një sulmi terrorist. Ai u pasua nga djali i tij, Alexandri i III-të, i cili u bë cari i ri. Romanovët vazhduan të izolonin vetveten nga idetë evropiane dhe nga vetë rritja e komunitetit artistik dhe intelektual të Rusisë, dhe kështu ato ishte totalisht jashtë kontaktit me popullsinë ruse. Kjo është shumë e vërtetë sidmos për Nicholas të II-tin, djalin e Alexandrit të III-të, të lindu më 1868, i cili ishte destinuar të ishte Cari i fundit i Rusisë.

Idetë dhe muzika e Tchaikovsky-t ishin të ndikuara nga të gjitha ngjarjet në të cilat ai jetoi edhe pse ai nuk kishte fare interes në politikë. Rusia ishte gjithmonë dyshuese ndaj Evropës dhe kërcënim ndaj mbajtjes së rendit të saj social, bëri që Rusia të mbante nën kontroll të gjitha ndikimet nga Evropa perëndimore. Ky qëndrim ndaj pjesës tjetër të Evropës reflektohet në të gjitha veprat e kompozitorëve dhe shkrimtarëve rus.

Arritja më e madhe muzikore e Tchaikovsky-t ishte të qenit kompozitori i parë me kohë të plotë i Rusisë dhe i pari që nuk kishte frikë të mirëpriste në veprat e tij të gjitha ndikimet përëndimore si edhe të ndante punë e tij me audiencat evropiane dhe ato të Amerikës Veriore. Muzika e tij kombinonte një ndjshmëri të thellë ruse me një ndjenjë për kulturën perëndimore e cila ishte unike për bashkëkohësit e tij.

Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti 





PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty