POEZINazım HikmetPoezia “Dua të vdes përpara teje” - Nga Nazim...

Poezia “Dua të vdes përpara teje” – Nga Nazim Hikmet

-

Dua të vdes përpara teje

A mendon se ai që do të kalojë më vonë

Do të gjejë se kush ka shkuar më parë?

Nuk besoj

Më mirë të më djegësh

Dhe të më vendosësh mbi sobë në dhomën tënde

Në një kavanoz

Kavanozi duhet të jetë prej xhami

Xham i bardhë, transparent

Që të më shohësh mua brenda…

Ti sheh sakrificën time:

Unë hoqa dorë nga së qeni pjesë e tokës

Unë hoqa dorë së qeni një lule

Për të qëndruar me ty

Dhe po kthehem në pluhur

Për të jetuar me ty

Më vonë, kur edhe ti të vdesësh  

Ti do të vish në kavanozin tim

Dhe ne do të jetojmë së bashku

Hiri yt me hirin tim

Deri kur një nuse e pakujdesshme

Apo një nip i pabesë

Të na hedhë atje jashtë…

Por ne

Deri atëherë

Do të përzihemi

Me njëri-tjetrin

Kaq shumë saqë

Edhe në kazanin ku do të na hedhin

Kokërrizat tona do të bien krahë më krahë

Dhe ne do të zhytemi në dhe së bashku

Dhe një ditë, nëse një lule e egër

Do të ushqehet nga këto pjesë dheu dhe do të çerdhojë

Sipër trupit të vet, përfundimisht

Do të jenë dy lule

Njëra je ti

Dhe tjetra unë

Unë nuk mendoj ende për vdekjen

Do të lind një fëmijë

Jeta vershon nga unë

Gjaku im po zien

Unë do të jetoj, por gjatë, shumë gjatë

Por me ty

As vdekja nuk më tremb

Por varrosja jonë më

Duket disi e papëlqyeshme

Deri kur të vdes

Do të bëhet më mirë

A ka ndonjë shpresë se do të dalësh nga burgu këto ditë?

Një zë tek unë thotë:

Ndoshta

Poezia “Dua të vdes përpara teje”

Nga Nazim Hikmet

 

Via https://allpoetry.com

 

Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty