POEZIPablo NerudaPoezia “Duke u vërdallosur” - Nga Pablo Neruda

Poezia “Duke u vërdallosur” – Nga Pablo Neruda

-

Ndodh që të jem i lodhur
së qeni një njeri

Dhe ndodh që të eci në rrobaqepësi dhe kinema

I tharë, hermetik, si një mjelmë e përbërë prej shajaku

Që i hap rrugën vetes në ujëra mitrash dhe hiri

Aroma e berberhaneve më bën të shpërthej në ngashërime të ngjirura

E vetmja gjë që dua të bëj është të shtrihem i palëvizur si gurët apo si
leshi

E vetmja gjë që dua është të mos shoh më dyqane, apo kopshte

As mallra, as spektakle, as ashensorë

Ndodh që të lodhem nga këmbët e mia dhe thonjtë e mi

Dhe flokët e mi dhe hija ime

Ndodh që të lodhem së qeni një njeri

E megjithatë do të ishte mrekullueshme

Të tmerroja një avokat me një të prerë zambaku

Apo të vrisja një murgeshë me një të fryrë në vesh

Do të ishte madhështore

Të ecja nëpër rrugë me një thikë të gjelbër

Duke çliruar britma deri sa të vdisja nga i ftohti

NUK DUA TË PËRFUNDOJ DUKE QENË NJË RRËNJË NË ERRËSIRË

I pasigurt, i shkatërruar, duke u dridhur me gjumë

Duke shkuar poshtë, në fundet e mjegullta të tokës

Duke marrë brenda dhe duke menduar, duke ngrënë çdo ditë

NUK DUA KAQ SHUMË MJERIM  

NUK DUA TË SHTERROJ SI NJË RRËNJË DHE NJË VARR

VETËM NËN TOKË, NJË DEPO ME KUFOMA

GJYSËM I NGRIRË, DUKE VDEKUR NGA DHIMBJA

Prandaj e hëna, kur më sheh teksa vi

Me fytyrën time fajtore, përflaket si benzinë

Dhe hungërin rrugës si një rrotë e plagosur

Duke lënë gjurmë të plota gjaku të ngrohtë që të çojnë drejt natës

Dhe më shtyn drejt disa cepave, në disa shtëpi të mjegulluara

Në spitale ku kockat flutrojnë jashtë dritares

Në dyqane këpucësh që vijë erë uthulle

Dhe disa rrugë të neveritshme si të çarat në lëkurë

Ka zogj ngjyrësulfuri, dhe zorrë të neveritshme

Që varen dyerve të shtëpive që urrej

Dhe ka dhëmbë fallco të harruara në një filxhan kafeje

KA PASQYRA

QË DUHET TË KISHIN VAJTUAR NGA TURPI DHE TMERRI

Ka cadra kudo, dhe vrer dhe kordonë kërthizor

Eci qetësisht, me sytë e mi, me këpucët e mia

Me zemërimin tim, duke harruar gjithçka

Eci, nëpër godina zyrash dhe dyqane ortopedike

Dhe oborre me rroba që varen nga një fije:

Të brendshme, peshqirë, dhe këmishë nga të cilat

Bien lotë të pistë    

Poezia “Duke u vërdallosur”

Nga Pablo Neruda  

 

Via https://allpoetry.com

Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty