Të tjeraPROFIL: Antonio Vivaldi: Jeta, kohët në të cilat jetoi...

PROFIL: Antonio Vivaldi: Jeta, kohët në të cilat jetoi dhe muzika

-

Përfytyroni për një moment sikur jeni një kompozitor aq i famshëm saqë jeni një atraksion turistik. Ju jeni dikush të cilët mund t’i aftohet një i huaj me propozimin për t’ju shkruar një pjesë muzikore si kujtim të vizitës të tij në qytetin tuaj. I tillë ishte Antonio Vivaldi (1678-1741), një nga figurat muzikore më të mëdha të epokës baroke.

Vivaldi njihte mbretër dhe princesha. Ai është ftuar dy herë është ftuar për të luajtur violinë për Papën Benedict i XIII-të. Cuditërisht, pas vdekjes së tij, njerëzit e injoruan muzikën e tij për 200 vjet. Muzika e tij nuk u rizbuua deri në mes të shekullit të 20-të. Tani, sërish, Vivaldi është tmerrësisht shumë popullor, ashtu sic ishte edhe në kohën kur jetoi. Le të zbulojmë më shumë rreth këtij njeriu të mrekullueshëm dhe kohët emocionuese në të cilat ai jetoi.

Antonio u lind në një familje të madhe. Ai kishte katër vëllezër dhe katër motra. Pak dimë për vitet e tij të hershme. Por, dimë se në moshën 15-të vjecare ai filloi studimet për tu bërë prift. Ai u bë prift në vitin 1703, por ai dha mesha shumë pak herë. Vivaldi u bë i njohur si ‘prifti i kuq’ për shka të flokëve të tij prej ngjyre të kuqe të ndritshme.

Vivaldi kishte një problem shëndetësor që ai e quante ‘ngushtësim të gjoksit’. Sot kjo sëmundje është astma. Megjithatë, problemet e tij shëndetësore nuk e penguan atë të luante violinë, të kompozonte, si edhe të merrte pjesë në shumë aktivitete muzikore. Për aq sa dimë, i ati ishte mësuesi i tij më i rëndësishëm dhe ndonjëherë ato madje edhe luanin violinë së bashku në kishë.

Në vitin 1703, Vivaldi iu bashkua, si mësues muzike, stafit të shkollës ‘Ospedale della Pieta’ – Spitali i Mëshirës – i quajtur kështu pasi kjo shkollë ishte pjesë e një spitali. Reputacioni muzikor i shkollës ishte kaq i madh saqë Vivaldi kishte një rrogë fillestare sa dyfishi i asaj të të atit, i cili punonte në kishën më të rëndësishme të qytetit, Kisha e Shën Markut, Venecia. Vivaldi qëndroi në këtë shkollë për pjesën më të madhe të jetës së tij profesionale. Aty ai shkroi qindar kompozime për vajzat që të performonin në orkestër, ose për të kënduar në kor.

Pas dyzetë vitesh shërbim, Vivaldi u largua nga Pieta dhe u vendos në Vjenë për të punuar për ish mikun e tij i cili tani ishte perandor, Karlin e VI-të. Por, Karli vdiq papritur nga helmimi në ushqim dhe askush tjetër në Vjenë në atë kohë nuk ishte i/e interesuar të punësonte Vivaldin. Fatkeqësisht, po Brenda këtij viti vdiq edhe vetë Vivaldi. Ishte data 28 korrik 1741. Shkaku i vdekjes u tha se ishte ‘inflamacion i brendshëm,’ që në atë kohë mund të nënkuptonte pothuajse cdo gjë. Atij iu dha shërbimi funeral më i lirë. Fusha në të cilën ai është varrosur është zhdukur tërësisht

Gra të famshme

Orkestra e Vivaldit ishte e përbërë gjerësisht nga rezidentët e Pieta-s – një vend strehimi për të varfërit dhe vajzat jetime. Muzika e tij ishte shkuar për këtë grup të talentuar, që ishin të famshëm në të gjithë Evropën. Vizitorët cuditeshin që vajzat e reja mund të luanin instrumente kaq të mëdha dhe të pazakonshme si klarinetën dhe fagotin. Në atë kohë nuk ishte e përshtatshme që vajzat të performonin në publik, kështu që ato luanin nga galleria, ose pas një shtrese me hekura për të ruajtur fshehtësin ë e tyre. Institutione të ngjashme ofronin mësime muzike edhe për djemtë.

Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty