ARTMuzikë klasikePROFIL: Wolfgang Amadeus Mozart

PROFIL: Wolfgang Amadeus Mozart

-

PROFIL: Wolfgang Amadeus Mozart

Kurdo një njerëzit mbidhen për të biseduar rreth gjenive të muzikës, emir i Mozart-it vjen gjithmonë i pari. Wolfgang Amadeus Mozart ka qenë fëmija me talentin më të jashtëzakonshëm në historinë e muzikës. Ai filloi t’i binte tastierës së pianos në

moshën tre vjecare dhe ai kishte filluar të kompozonte muzikë ndërkohë që nxënësit e tjerë po mësonin të lexonin: pjesë të shkurtra për piano në moshën pesë vjecare; simofoni në moshën nëntë vjecare, dhe opera në moshën dymbëdhjetëvjecar. E pabesueshme, apo jo?

Mozart ka lindur në qytetin e Salzburg-ut, në Austri, në vitin 1756. Sot, Salzburgu ndodhet në Austri, por në kohën e Mozart-it ajo i përkiste Bavarisë, tani pjesë e Gjermanisë. I ati i tij, Leopold, gjithashtu ishte një kompozitor, por ai njihej më shumë si mësues violine. Mozart-i nuk shkoi kurrë në shkollë. I ati i mësoi atij gjuhët e huaja (përvec gjuhës së tij amëtare gjermanishten, anglisht, frengjisht, latinisht, dhe italisht) si edhe gjeografi, shkencë, histori dhe matematikë. Mozart-it i pëlqente vecanërisht shumë matematika dhe, sigurisht muzika!

Mozart-i vinte nga një famije e ngrohtë dhe e dashur. Ai kënaqej duke luajtur në tastierë më motrën e tij, Nannerl, madje edhe kompozoi një koncert për dy piano në mënyrë që ato të interpretonin së bashku. Ai ishte gjithashtu shumë i afër me të ëmën, dhe i shkruante asaj letra pa fund. I ati e udhëhiqte atë në cdo askekt të jetës – duke e mësuar atë se si të menaxhonte paratë, si të sillej me njerëzit, dhe se si të sillej në shoqëri. Kur ishte fëmijë, Mozart ishte fëmijë i bindur lojacak dhe plot sens humori. Si i rritur, kur u bë burrë, ai ishte trupvogël dhe i dobët, dhe kishte shumë flokë, për të cilat ai ishte shumë krenar dhe që i pudroste cdo ditë. (Në atë ohë, përdorimi i pundrës pë flokët ishte në mode, si për burrat ashtu edhe për grate, në të njëjtën mënyrë sic ne përdrim sot ,xhelin dhe llakun e flokëve.) Mozart-i ishte gjthmonë plot energji, i palodhur dhe jashtëzakonisht shumë punëtor.

Në kohën e Mozart-it, një muzikant konsiderohej si cdo lloj shërbëtori tjetër– ti i shërbeje të zotit tënd aristokrat, që të punësonte për të shkuajtur dhe luajtur muzikë në oborrin, ose pallatin e tij; puna jote ishte në një nivel me guzhinierët, shërbëtorët dhe stafin e pastrimit. Nga mosha 12-të deri në 25-së vjecare Mozart-i ishte në shërbim të Kontit Colloredo, Arqipeshku i Salzburgut.

Me kalimin e kohës Mozart-i u mërzit me jetën e tij të vogël në Salzburg dhe në vitin 1781, ai u largua për në Vjenë. Në Vjenë ai jepte mësime pianoje, dirigjonte vetë kompozimet e tij, shkëlqente si solist në koncertet për piano dhe u bë kryefjala e qytetit. Gjatë viteve të tij në Vjenë, Mozart-i është si dikush që sot ne e quajmë konsulent muzike, si një njeri që zgjedh një punë këtu apo një atje më shumë. Ai nuk kishte një punë me rrogë fikse, nga një burim i vjetër.

Mozart-i vdiq në 5 dhjetor 1791, në moshë shumë të re, 35-së vjecare. Shëndeti i tij nuk kishte qenë kurrë i mirë. Të gjitha vitet e udhëtimeve nëpër botë kur ishte ende i vogël e kishin bërë të tyren. Për më tepër, ai kishte një stil jetese shumë dinamike dhe ishte gjithmonë i mbingarkuar. Vdekja e tij nuk i përket një shkaku të vetëm, por gjatë javëve të fundit dimë që ai vuajti nga veshkat dhe me shumë mundësi nga ethet reumatike, të cilat e përshpejtuan degradimin e trupit të tij të vogël.

Hobit dhe interesat e Mozart-it

Mozart-it i pëlqenin shumë lojrat e të gjitha llojeve. Ai dinte shumë hile në lojrat me letra dhe interesat e tij të tjera përfshinin bilardo, lojën me birrila, kalërimin etj. Atij i pëlqente të mbante qen, mace dhe zogj si kafshë shtëpiake. Njehërë ai kishte një zog që këndonte melodinë kryesore nga koha/pjesa e parë e koncertit të tij për piano No. 17.

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty