POEZIS. A. EseninShkeputur nga ‘Lirikat e Arta’ nga S. A. Esenin,...

Shkeputur nga ‘Lirikat e Arta’ nga S. A. Esenin, shqiperuar nga Jorgo Bllaci, Botimet Uegen 2018. Piktura, Bukuri osmane me flutur, 1931, Harold H. Piffard

-

Si t’ia bej, e pyeta sarafin

ne mengjes, kur theva ca para
si t’i them me embelsi “te dua”
ne persisht, te bukures Lejla?
perseri e pyeta sarafin
lehte e lehte, porsi fllad, pastaj
po te perendishmes fjalez “puthje”
ne persisht, si t’ia shqiptoj asaj?
si t’ia bej, e pyeta se fundi
edhe zemra gati sa s’me la
si t’i them “je imja, vetem imja”
ne persisht, te bukures Lejla?
c’m’u pergjigj sarafi shkurt e prere
dashurine fjalet s’e tregojne
dashurine e thone vetem dridhjet
syte si rubin kur vezullojne
sa per puthjet, as ajo s’do fjale
puthja s’eshte nje mbishkrim mbi varr
puthja leshon ere trendafili
petlat tek i shkrin te buzet zjarr
dashuria s’dihet sec te sjell
gaz a helm, duro e mos u ndiej
“imja je”, kete e thone duart
ferexhene kur e flakin tej.

Shkeputur nga ‘Lirikat e Arta’ nga S. A. Esenin, shqiperuar nga Jorgo Bllaci, Botimet Uegen 2018. Piktura, Bukuri osmane me flutur, 1931, Harold H. Piffard

#esenin #art #poetry #painting #enkeledasuti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty