KINEMATOGRAFIAgnes VardaSHOQËRIA JONË SI NJË SHTËPI PASQYRASH - Analizë e...

SHOQËRIA JONË SI NJË SHTËPI PASQYRASH – Analizë e filmit ‘Cleo nga 5 në 7’ nga Agnes Varda

-

Mbahu, flutur e bukur.

Shëmtia është një formë vdekjeje.

Për sa kohë që je e bukur,

Unë jam më e gjallë sesa të tjerët.

 

Përse po e mendon Cleo këtë?

 

Ndoshta sepse në skenën më parë një fallxhore i tregon
asaj se një sëmundje është afër saj përpara se ajo të nxjerrë letrën e vdekjes,
duke përfunduar përdhunshëm leximin. Nodshta sepse dy orë nga tani ajo do të
marrë rezultatet e një testi mjekësor që do të konfirmojë nëse ajo ka kancer apo
jo dhe ajo është nervoze, kaq nervoze saqë në fakt ajo supozon se ka kancer. Dhe
leximi i letrave tarot vetëm sa e ka përforcuar këtë supozim. Në antagoninë e
prijtes Cleo përqëndrohet tek bukuria e saj që në të kaluarën e ka ndihmuar të
ndjehet e fortë, drithëruese dhe e gjallë.

 

Për Agnes Varda, regjizore e këtij filmi të jashtëzakonshëm,
nuk ka të bëjë vetëm me faktin përse protagonistja e saj po i bën këto gjëra,
por ku?

 

Cleo gjen ngushëllim tek një pasqyrë dhe pasqyrat luajnë
një rol të madh dhe të rëndësishëm në këtë film ‘Cleo nga 5 në 7’. Kryevepra e
Vradas është një test thelbësor i Valës së Re Franceze (fundi i viteve 50 deri
në fund të viteve 60) më shumë e njohur nga filmat e realizuar nga regjizorët
meshkuj si Jean-Luc Godard dhe Francois Truffaut. ‘Cleo nga 5 në 7’ mbërriti në
kulmin e lëvizjes, por Varda tashmë e kishte paraparë Valën e Re në vitin 1955,
me filmin e saj të parë ‘La Pointe Courte’ (Udhëtimi i shkurtër) i cili është jashtëzakonisht
i guximshëm dhe eksperimental për të mos përmendur edhe i bukur. Rrallë se mund
të shihet një mjeshtëri e tillë teknike regjizoriale për herë të parë në një
film që ka kushtuar vetëm 14,000 dollarë, por Varda kishte studiuar fotografi në
vitet më parë dhe duket që ajo mund të arrijë shumë me shumë pak.

 

Cleo, filmi i saj i dytë është më i bukur dhe më i guximshëm,
i ekzekutuar me një talent që përkon me ambicien e saj. Gjëja më eksperimentale
lidhur me të strukturalisht është se ajo ndodh në kohë reale siç e thotë edhe
titulli. Ne e ndjekim Cleo nëpër një pasdite teksa ajo udhëton nëpër vende të vërteta
nëpër Paris, duke pritur për rezultatet e testit të saj të frikshëm. Kjo histori
që varet përmbi Cleo është arkitektura që e lejon Varda të bëjë atë që Varda kërkon
me të vërtetë që të bëjë, të pikturojë një pamje komplekse të një gruaje komplekse
në një ditë stresuese të jetës së saj. Ky stres është ajo që e bën Cleo që të
ekzaminojë dhe të përballet me vetë imazhin e saj. Dhe për shkak të këtij udhëtimi
të brendshëm që po ndodh me udhëtimin paralelisht nëpër Paris që Varda i përdor
pasqyrat si një mjet siç ka nënvizuar Roy Jay Nelson, Refleksion në një pasqyrë
të thyer: “Cleo nuk po sheh thjesht veten…Ajo po vëzhgon vetveten siç
perceptohet nga të tjerët.” Dhe kur ajo e përdor atë ashtu siç bën për të
siguruar veten në fillim të filmit, Varda na tregon se sa shumë Cleo i lejon këto
perspektiva të jashtme që të dominojnë vetë imazhin e saj. Diçka që për të cilën
sigurusht që ajo nuk mund të fajësohet.

 

Ne të gjithë prekemi nga pritshmëritë e të tjerëve. Por
gratë më shumë sesa burrat janë të bombarduara nga mesazhet kulturore që i
inkurajojnë ato që të vlerësojnë vetveten mbi se sa tërhqëse ato janë, aftësitë
e tyre për t’u kujdesur për fëmijët apo për shtëpinë, vlera e tyre ndaj të tjerëve.
Kështu që sëmundja e Cleo, vetëm mendimi për të fillon të kërcënojë vetëkonceptin
e saj. (“A nuk e kam të shkruar në fytyrë?”) nëse ajo nuk është një këngëtare e
bukur, e shëndetshme, atëherë kush është ajo?

 

Kur ajo takohet me miken e saj në kafene pas leximit të
tarot ajo shikon një imazh të thyer të saj në një pasqyrë. Ajo përballet sërish
me këtë krizë identiteti në dyqanin e kapeleve ku ajo edhe një herë ngushëllohet
tek bukuria e saj. Dyqani është i mbuluar me pasqyra. Kudo ku Cleo shkon ka
pasqyra ku ajo mund të shihet sikur ato të ishin sytë adhurues të publikut. Kur
Cleo kthehet tek apartamenti i saj ajo kthehet fiks në atë që ajo beson se i
dashuri i saj dëshiron, një lloj kukulle dhe e adminon vetëkrijimin e saj në një
pasyqrë dore. Thuajse sikur të ishte një drogë. Ajo e përdor reflektimin e saj
për vetbesim, për t’i provuar vetes që kjo është ende ajo që ajo mund të jetë. Por
pastaj burri që vjen ta takojë mezi i jep asaj kohë dhe ai largohet po aq
shpejt saç ka mbërritur.

 

Menjëherë pas kësaj menaxherët e muzikës së saj vijnë ta
takojnë dhe i kërkojnë të këndojë një këngë të re të titulluar “Pa ty”. Ajo është
një këngë pabesueshmërisht e trishtuar për një grua e cila thotë se do të
thahet, dhe do të vdesë vetëm, do të bëhet hi pa të dashurin e saj. Pasi mbaron
Cleo e kupton se kjo nuk është ajo që ajo është. Menaxhërt e saj thjesht po e përdorin
vetëm për të krijuar një imazh të një gruaje që i shërben qëllimeve të tyre. Ajo
refuzon që ta shfrytëzojnë më. Ajo e heq kostumin dhe e vendos paruken e saj
mbi një pasqyrë. Këto ndodh ndryshimi në film. Ajo heq qafe identitetin që të
tjerët kanë bërë për të. Ajo rresht se qeni një objekt që e shohin dhe kthehet në
një subjekt, në atë që shikon.

 

Këtu është çasti kyç i tranzicionit. Ajo ecën drejt
kameras, sheh majtas drejt një dyqani që quhet ‘Shëndeti i mirë’ dhe i
drejtohet një pasqyre, por imazhi është i bllokuar nga shkrimet. Ajo heq kapelën
dhe pastaj kupton se: “Nuk mund të shoh frikërat e mia. Mendoj se të tjerët më
shohin. Nuk shoh askënd veç vetes.”, përpara se të largohet dhe të shoh një shfaqje
magjike. Prej këndej e tutje Cleo do të vëzhgojë botën siç është, jo si një
reflektim i pritshmërive të njerëzve për të. Të tjerët ende e shohin, ende ia ngulin
sytë, e objektifikojnë atë por ajo nuk e sheh më vetveten në sytë e tyre. Ajo
sheh përtej pasqyrës. Ajo sheh ata.

 

Më vonë, ajo takohet me një mike që modelon nudo për skulptorët.
Cleo shqetësohjet se si mund ta bëjë ajo diçka të tillë në mënyrë që të tjerët
të mos shohin anjë të metë. “Trupi im më bën të lumtur, jo krenare. Ata shohin
më shumë sesa vetëm mua. Një formë, një ide.” Dorothy është më shumë sesa një
modele. Për Cleo ajo modelon për të fabrikuar një identitet me vlera të mbartura,
të trashëguara. Teksa Cleo e përqafon këtë ide ne shohim një pasqyrë që thërmohet
në dysheme. Kjo është pasqyra e fundit që ne shohim në film. Në sekuencat e fundit
të filmit në shohim Cleo teksa eksploron liritë e saj të reja. Në fillim me
veten e saj në park dhe më pas me një ushtar që ajo e takon atje. Ajo është e
hapur me të, e sinqertë, i tregon atij emrin e saj të vërtetë, Florence dhe ata
ndërveprojnë si të barabartë, si dy shpirtra në rrugën për t’u bërë vetvetja. Së
bashku, ata shkojnë në spital ku doktori i Cleo konfirmon lajmet të cilave ajo
i frikësohej gjatë gjithë kohës. Ajo ka kancer, por megjithëse ky është një
lajm i keq, Cleo nuk ndjehet aq e kërcënuar saç ndjehej më parë.

 

“Kam ndjesinë sikur nuk kam më frikë. Ndjehem e lumtur.”

 

Qartësisht, Agnes Varda ka qenë një mjeshtre dhe mjeshtëria
e saj është edhe më e rëndësishme sepse kinemaja ka qenë dhe është ende shpesh burimi
i botës së mesazheve kulturore që grate ende marrin dhe Varda e ka përdorur shpirtin
eksperimental të Valës së Re në një mënyrë që kolegët e saj nuk mundën, për të
na drejtuar nëpër shtëpinë e pasqyrave që është shoqëria jonë, për të na drejtuar
për tek ana tjetër.  

                 

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=NNE-YaIgdzw

 

Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty