Të tjeraUdhëtimet e Mozart

Udhëtimet e Mozart

-

A ju duket emocionuese udhëtimi në të gjithë Evropën nga Londra në Vjenë, nga Roma në Amsterdam? Për pushime, ndoshta po, por jo nëse të duhet të udhëtosh si performues. Është një stil jetese shumë i vështirë, edhe sot, por mendoni se cfarë i duhej të përballonte Mozart-i në shekullin e 18-të! Nuk kishte avionë, as trena, madje as autobuzë, por vetëm karroca me kuaj të cilat në dimër nuk kishin ngrohje (dhe ishin shumë më të nxehta në verë), dhe që udhëtonin në rrugë me gropa. Ato ofronin shumë pak mbrojtje nga shiu, dhe mund të prisheshin në mes të rrugës në rrezik të vazhdueshëm. Ato ishin të pista , të parehatshme, dhe ushqimi i servirur aty të sëmurte. Hajdutët ishin kudo. Megjithatë Mozart-i, i shoqëruara nga i ati dhe ndonjëherë nga anëtarë të tjerë të familjes, e kaloi pjesën më të madhe të fëmijërisë së tij rrugve – rreth 3,720 ditë, të cilat bëjnë më shumë se 10 vite!

Mendoni për njerëzit që ka takuar Mozart-i gjatë këtyre udhëtimeve! Në udhëtimin e tij të parë, në moshën 6-të vjecare, ai luajti ‘harpsichord-en’ (një formë të hershme të pianos) në Pallatin Mbertëror të Vjenës, për Perandorin e Vjenës. Kur Mozart-i rëshqiti në dyshemenë që shkëlqente, atë e ndihmoi një vajë e vogël që të ngrihej. Kjo ishte Marie-Antoinette, e cila më vonë u bë Mbretëreshë e Francës. Wolfgang-u i vogël luajti në piano për aristokracinë dhe mbretërit e mbretëreshat në të gjithë Evropën, takoi njerëz të famshëm, dhe fitoi shumë famë (dhe para!) kudo që shkoi. Ai ishte një spektakël. Së bashku me motrën e tij, Nannerl, e cila gjithashtu ishte shumë e talentuar, Mozart-ët u bënë një cirk udhëtues.

I gjithë ky udhëtim ka qenë një shkollë më vete. Mozart-i ishte ekspozuar ndaj një diapazoni të jashtëzakonshëm idesh, mendimesh, zakonesh, dhe stilesh jetese ndërkohë që udhëtonte nga njëri vend në tjetrin. Ai pa shfaqje dhe lexoi gazeta në gjuhë të ndryshmë, mësoi se si kompozonin muzikë kompozitorët në qytet dhe vende të tjera dhe kështu përfoti një njohuri shumë të gjerë për botën të cilën njerëzit e tjerë as që mund ta imagjinonin.

Udhëtimet ishin gjithashtu të mira për punë. Me rritjen e reputacionit të Mozart-it në të gjithë Evropën, cdo muzikë e publikuar me emrin e tij ishte shitje e garantuar (disa publikues të pandershëm vendosën emrin e Mozart-it në një lloj muzike më inferior nga kompozitorë të tjerë, thjesht për të nxitur shitjet).

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty