Ky term fillimisht është përdorur për të përshkruar arkitekturën. Ndërtesat me dizenjo madhështore të cilat përbëheshin nga dekoracione të detajuara quheshin të stilit barok. Këto struktura madhështore, tejet të dekoruara frymëzuan artin, muzikën, dizenjimin e mobilieve, kopshtet (për shembull, ato të Versajës, jashtë Parisit) madje edhe veshjet dhe modelet e flokëve të periudhës. Ngjyrat e forta, efektet dramatike, shkëlqimi si edhe sensi i lëvizjejes dinamike dhe spontaniteti ishin të gjitha karakteristika të stilit barok. Fjala ‘e papame’ do të ishte më e përshtatshmeja sot, për të përshkruar artin, arkitekturën dhe muzikën baroke.
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti