SKULPTURËAuguste RodinZëri i Robert Desnos nga Robert Desnos

Zëri i Robert Desnos nga Robert Desnos

-

Kështu si një lule dhe një rrymë ajri

Rrjedha e ujit fluturon nga hijet

Buzëqeshja e shkurtër e mesnatës në këtë mbrëmje të shkëlqyer

Kështu si çdo gëzim dhe çdo trishtim

Mesnata ka kaluar duke ngritur trupin e saj lakuriq mbi kambanore dhe plepa

Thërras Ata Që Kanë Humbur Në Fushë

Skeletët e vjetër, lisat e rinj të prerë

Copëza veshjesh të kalbura përtokë dhe përlhurat që po thahen në fermën e fshatit

Thërras Tornadot Dhe Uraganët

Stuhitë, taifunët, ciklonët

Dallgët baticor

Tërmetet

Thërras Tymin E Vullkanëve Dhe Tymin E Cigareve

Unazat e tymit nga purot e shtrenjta

Thërras Të Dashuruarit Dhe Të Dashurit

Thërras Të Gjallët Dhe Të Vdekurit

Thërras Varrëmihësin Dhe Vrasësin

Thërras Xhelatin, Pilotin, Tullaxhiun, Arkitektin

Vrasësit

Thërras mishin

Thërras atë që dua

Thërras atë që dua

Thërras atë që dua

Mesnata e ngazëllyer shpalos krahët e saj prej sateni dhe ulet mbi shtratin tim

Këmbanoret dhe plepat përkulen ndaj dëshirës sime

Të parat rrëzohen, të dytat përkulen

Ata të humburit në fushë gjenden duke më gjetur mua

Skeletet e vjetra ringjallen nga zëri im

Lisat e rinj të prerë mbulohen me gjethe

Copëzat e kalbura të veshjeve mbi dhe në tokë

Kërcasin nga tingulli i zërit tim si një flamur rebelimi

Pëlhurat që po thahen në fermën e fshatit, veshjet e grave të adhurueshme

Që unë nuk i adhuroj

Që vijnë tek unë

Që i binden zëri tim, duke adhuruar

Tornadort që vërtiten në gojën time

Uraganët nëse është e mundur mi skuqin buzët

Stuhitë hungërijnë tek këmbët e mia

Taifunët nëse është e mundur më shpupurisin

Unë marr puthje të dehura nga ciklonët

Dallgët e valëzuara vijnë për të vdekur tek këmbët e mia

Tërmetet nuk më shkundin, por zbehen plotësisht

Me komandën time

Tymi i vullkanëve me mbështjell me avujt e tij

Dhe tymi i cigareve më parfumos

Dhe unazat e purove me kurorëzojnë

Dashuritë dhe dashuria kaq gjatë të përndjekura gjejnë strehim tek unë

Dashnorë dëgjoni zërin tim

Të gjallët dhe të vdekurit më dorëzohen dhe më përshëndesin

Të parët me ftohtësi, të dytët me ngrohtësi

Varrëmihësit i braktisin varret e tyre që mezi i kanë gërmuar

Dhe deklarojnë se vëtëm unë mund ta komandoj punë e tyre të natës

Vrasësit më përshëndesin

Xhelati kërkon revolucion

Thërret zërin tim

Thërret emrin tim

Pilotët drejtohen nga sytë e mi

Tullaxhive iu merren mendtë duke më dëgjuar mua

Arkitektët largohen për në shkretërtirë

Vrasësit më bekojnë

Mishi dridhet kur thërras unë

Ajo që unë dua nuk po dëgjon

Ajo që unë dua nuk dëgjon

Ajo që unë dua nuk përgjigjet.

Zëri i Robert Desnos nga Robert Desnos

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

Skulptura, Pranverë e përjetshme, 1881, Auguste Rodin

https://youtu.be/rycQBz_Fexw

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty