Të tjeraAna e ndritshme e arsyes, Imanuel Kant

Ana e ndritshme e arsyes, Imanuel Kant

-

Ana e ndritshme e arsyes, Imanuel Kant, Vezhgime mbi ndjesine e se bukures dhe se madherishmes, II, 1764 – Te njeriu i pajisur me nje natyre sanguine mbizoteron ndjenja e se bukures: gezimet e tij jane te qeshura dhe plot jete; kur te qellon te mos jete i gezuar, eshte i pakenaqur dhe e njeh pak lumturine e heshtur. Larmia eshte e bukur dhe atij i pelqejne ndryshimet. E kerkon gezimin te vetja, dhe rreth vetes, u jep gezim te tjereve, dhe eshte nje shok i kendshem. E ndien fuqimisht simpatine shpirterore: lumturia e te tjereve i sjell gezim, vuajtja e tyre i ngjall keqardhje. Ndjenja e tij shpirterore eshte e bukur, por nuk ka parime dhe varet kurdohere ne menyre te drejteperdrejte nga mbresat e castit, qe zgjon tek ai realiteti. Eshte i dashur me te gjithe, ose, qe eshte e njeja gje, nuk eshte asnjehere nje mik i vertete, ndonese eshte kurdohere i perzemert dhe miredashes. Nuk di te shtiret: sot mund te sillet me ju me ngrohtesi dhe miresjellje, neser, ne rast se do te ndiheni semure a do te ndodheni ne fatekeqesi, do te ndjeje nje keqardhje te cilter e te vertete, por ne ato caste do te venitet ca e nga ca, deri sa gjerat te jene rregulluar. Nuk eshte i pershtatshem per te qene gjyqetar: ligjet per te jane teper te rrepta dhe lotet e prekin. Eshte nje gjysmeshenjtor, qe nuk eshte asnjehere vertete i mire dhe as vertete i keq. Shpesh e tepron dhe shthuret, por kete e ka me teper nga qejfi sesa nga ndonje prirje e natyres se tij. Te natyrat kokerike do te futim njeriun, tek i cili mbizoteron ndjesia e asaj siperoreje qe ne e quajme ‘e madherishmja’: ai eshte me te vertete shkelqimi i jashtem e asaj qe eshte e madherishme, nje ngjyre mjaft e spikatur, e cila fsheh thelbin e gjese ose njeriut – ndoshta i rendomte ose banal – por qe me ane te dukjes mashtron dhe mallengjen. – Shkeputur nga libri ‘Historia e bukurise’, Umberto Eco, perkthyer nga Shpetim Cucka, Dituria. Piktura, Shkaterrimi i Tyre, 1840, John Martin #reading#books#umbertoeco#life#love#beauty#johnmartin#art#painting#enkeledasuti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty