Të tjeraBukuria romantike - Umberto Eco

Bukuria romantike – Umberto Eco

-

Bukuria romantike – Umberto Eco – “Romanticizmi” eshte nje term, qe shenon jo aq shume nje periudhe historike a nje levizje te caktuar artistike, sa nje teresi karakteresh, qendrimesh e ndjenjash, vecorite e te cileve qendrojne ne natyren e tyre te vecante dhe sidomos ne lidhjet e tyre origjinale. Origjinale jane, ne te vertete, ane te vecanta te Bukurise Romantike, ndonese nuk eshte e veshtire te gjenden edhe paraardhes edhe pararendes te tyre: bukuria e Meduzes, groteske, e zymte, e trishtuar, e shtrember. Por origjinale eshte sidomos lidhja ndermjet formave te ndryshme, e diktuar jo nga arsyeja, por nga ndjenja dhe nga arsyeja, lidhje qe nuk synon te perjashtoje kundertheniet apo t’u jape zgjidhje kundertive (e fundmja/ e pafundmja, e tera/pjesa, jeta/vdekja, mendja/zemra), por t’i perfshije ne nje prani te perbashket gje qe perben risine e vertetete te romantizmit. Portreti i vetevetes i bere nga Foskokoja sherben si shembull i veteportretizimit nga ana e njeriut romantik: bukuri dhe trishtim, zemer dhe arsye, mendim dhe impuls, nderthuren mes tyre. Por duhet te tregohemi te vemendshem dhe te mos e shohim periudhen historike, kur jetoi Foskoja – te tendosur mes revolucionit dhe rikthimit te pushtetit te vjeter, mes klasicizmit te ri dhe realizmit – si epoke, ne te cilen gjen shprehje bukuria romantike. Ne te vertete kjo bukuri, qe e gjejme ne nje fytyre te ligur e te rrufitur dhe prapa se ciles sheh me bisht te syrit, jo edhe aq e fshehur, vdekja gjendej gjeresisht qe te Tasoja dhe do perhapet deri ne fund te shekullit te XIX me interpretimin makaber qe i ben D’Anubcioja Xhokondes se Leonardos. Bukuria romantike shpreh ne fund te fundit nje gjendje shpirterore, e cila, sipas temave te vecanta, ze fill te Tasoja dhe Shekspiri dhe gjendet edhe te Bodleri e D’Anuncioja, duke perpunuar forma, te cilat nga ana e tyre do te rimerren prej bukurise se enderrt te surrealisteve dhe prej shijes makabre te kicit modern dhe pasmodern. – – Shkeputur nga libri ‘Historia e bukurise’, Umberto Eco, perkthyer nga Shpetim Cucka, Dituria. Piktura, Marsi dhe Venusi, 1804, Johan Tobias Sergel. #reading#books#umbertoeco#art#painting#love#beauty#johantobiassergel#enkeledasuti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty