ARTHISTORIA E MOBILJEVE SI ART

HISTORIA E MOBILJEVE SI ART

-

NGA REVISTA ARTSPER

 

Për aq kohë sa mobiljet kanë qenë një pjesë e qenësishme e jetës njerëzore, ato kanë sjellë gjithashtu bukuri dhe rehati në shtëpitë tona. Mobiljet janë si pajisje të krijuara me qëllimin për ta bërë hapësirën e jetesës së një personi më të përshtatshme për të punuar apo jetuar. Historianët besojnë se ato kanë qenë pjesë e shoqërisë njerëzore po aq herët sa viti 3,100 para Krishtit. Kohët e fundit, më pak theks i është vënë përdorimit të tyre praktik dhe më shumë vëmëndje i është dhënë akspektit zbukurues të mobiljeve. Dhe shumë artistë kanë provuar dorën e tyre në këtë zanat të vjetër! Nga artistët pop deri tek surrealistët, krijimet e të cilëve ju ftojmë që t’i zbuloni…

 

1.      
Nga kohët antike…

Që në
antikitet, mobiljet kanë qenë të rëndësishme në termat e të dyjave, funksionit
dhe zbukurimit, dekorimit. Një shembull i kësaj është gjatë periudhës antike
egjiptiane, një epokë mobiljet e të cilës konsiderohen si shumë të sofistikuara
për kohën. Kishte një dallim të konsiderueshëm ndërmjet mobiljeve të popullsisë
mesatare dhe asaj të pasur dhe mbretërore. Më të pasurit e shoqërisë zotëronin
mobilje dhe orendi me shumë vlerë, siç dëshmohet nga reliktet e zbukuara në varre.
Ato ishin të dekoruara në detaje me piktura dhe zbukurime, të bëra nga
materiale të tilla si dru dhe fildish. Këmbët e karrigeve dhe të shtretërve, për
shembull, kishin skalitje të ndërlikuara dhe detaje me këmbë luanësh dhe
demash. Kafshët ishin një element i rëndësishëm i dizanjit për shkak të rëndësisë
së tyre simbolike për egjiptianët e lashtë, dhe kështu paraqiten me tepri si
elemente dekorative të mobiljeve.

 

2.      
…deri në periudhën e hershme moderne

Periudha
e hershme moderne është kur mobiljet filluan të zhvillojnë karakteristikat e dallueshme
që ne kemi sot. Pjesët më të rëndësishme të mobiljeve mesjetare ishin njësi
magazimi dhe sëndukë. Shumica e tyre ishin të përbëra nga lis, dhe material i
fortë dhe i aksesueshëm. Sëndukët e parë ishin të bërë nga trungje pemësh të
zbrazëta të markuara me hekur. Këto mobilje dekoroheshin me zbukurime në stilet
gotike dhe romaneske, të ngjashme me arkitekturat e kishave nga kjo periudhë. Megjithatë,
shumica e dekorimeve konsistonin në tekstile që ishin  mbështjellë mbi mobilje ose mbi mure. Këto jo
vetëm që i shtonin ngjyrë dhe dritë shtëpive, por gjithashtu shtonin një shtresë
mbrojtjeje shtesë nga të ftohtit.  

 

3.      
Viktoriane gotike

Epoka
viktoriane pa një rigjallërim të stilit gotik të mobiljeve. Mobiljet nga kjo
periudhë përfshinin përmirësime të mëdha nga shekujt e kaluar. Ato ishin më
rezistente, duke përdorur lloje të ndryshme druri dhe të dizenjuara për të
zgjatur më gjatë, për shembull, duke i shtuar këmbë dollapëve në mënyrë që ato
të lëvizeshin pa dëmtuar shtyllën e ndërtimit. Ato ishin gjithashtu shumë më
ornamentale, duke paraqitur skalitje të detajuara. Shpesh ju do të shihni
mobilje gotike të dekoruara me gjethe dhe modele të ndërlikuara, me motive të përsëritura.

 

4.      
Kombinimi i artit me mobiljet

Shumë
artistë të shekullit të 20 kanë eksperimentuar me mobiljet si pjesë e overturës
së tyre. Në përzierjen e prakticititit me stilin e tyre karakteristik, është
interesante të shohim përzierjen e artit dhe dizanjin e mobilijeve në secilën
nga këto krijime.

 

Dali
ishte një nga artistët më të famshëm të kohës së tij. Gjatë karrierës së tij,
artisti surrealist prodhoi gravura, piktura dhe skultpura; por Dali krijoi
gjithashtu edhe pjesë mobiljesh. Disa, të tilla si Divani prej buzësh ‘Mae West’,
është bërë shumë i fmashëm dhe është rikirjuar nga shumë prodhues mobiljesh.
Objekte të tjera, të tilla si ‘Karrigia Leda’ dhe ‘Tavolina e Kafes Leda’, janë
kompozuar nga gjymtyrë të përdredhur dhe të zgjatur karakteristike për artistin;
dhe forma e tyre fluide dhe shprehëse kontraston direkt me peshën e tyre, duke
i bërë ato thuajse të palëvizshme. Ekstravaganca ngjan kontradiktore për
funksionalitetin e tyre, megjithatë këto objekte ende mund të përdoren!

 

5.      
Arti pop dhe ekspresionizmi abstrakt

Një artist
tjetër me infuencë i shekullit të 20-të i cili bashkoi artin me mobiljet është
Roy Lichtenstein.
Artisti, i cili është i famshëm për kontributin e tij në lëvizjen e Artit Pop,
ka eksperimentuar duke i kthyer pikturat dydimensionale në objekte tredimensionale.
Më e dukshmja, Lichtestein krijoi ‘Karrigen Peneli dhe Osmani’ e cila bazohet në
një seri pikturash që ai ka prodhuar në vitin 1965. Ai e ka marrë këtë penel të
ekspresionizmit abstrakt dhe e kthen atë në objekte të forta të cilat mund të përdoren
në mënyrë funksionale. Karrigia është një përkthim i pabesueshëm i imazherisë
ikonike të artistit në një pjesë mobilerie praktike.

 

6.      
Një këndvështrim konceptual

Richard Artschwager është një artist tjetër i cili ka eksperimentuar
me objektet dhe mobiljet. P
ërvoja e tij si një mobilier përpara karrierës së tij artistike sigurisht
që e ka ndikuar stilin e artit të tij. Shumica prej tyre synonin transhendimin
e ulitarianizmit të këtyre objekteve që ai i kishte prodhuar më parë si një zejtar
(tavolina, karrige dhe mobileri) duke i shtuar në të nj
ëjtën kohë një nivel të ri të shprehjes artistike.
Përgjatë karrierës së tij artistike, Artschwager krijoi shumë skulptura dhe
objekte që e shtrijnë përdorimin e tyre deri tek mobiljet. Disa pjesë të
njohura përfshijnë ‘Tavolinë dhe Karrige’ (1963-64) dhe ‘Piano’ (1965) të cilat
përdorin hijezimin dhe format për të transofrmuar format 3D në objekte që ne
mund t’i dallojmë në shtëpitë tona. Rezultati? Një lloj iluzioni optik ala pop
art.

 

(Imazhi 1: Dhoma ‘Mae West’ në Muzeun Dalí,
në Figueras, Spanjë)

 

(Imazhi 2: Një shtrat antik egjiptian)

 

(Imazhi 3: Dhomë mesjetare me sënduk në Musée
d’Histoire du Valais)

 

(Imazhi 4: Mobilje antike në dhomën e
ndjenjes në Muzun Grove, në Ramsey, Ishulli i Njeriut)

 

(Imazhbi 5: Karrigia Leda, 1935)

 

(Imazhi 6: Roy Lichenstein, Penelatat e
bardha (1965) / Karrigia penel dhe osmani (1985))

 

(Imazhi
7: Richard Artschwager, Tavolinë dhe karrige (1963-64))

 

Burimi: https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/the-history-of-furniture-as-art/

 

Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty