Të tjeraI pambrojtur, Ugo Foskolo, Letrat e fundit te Jakopo...

I pambrojtur, Ugo Foskolo, Letrat e fundit te Jakopo Ortisit, 1798

-

I pambrojtur, Ugo Foskolo, Letrat e fundit te Jakopo Ortisit, 1798 – Nuk pata guxim, jo, nuk pata guxim. Une mund ta perqafoja dhe ta shtrengoja ketu, ne gji. E kam pare duke fjetur: gjumi ia kishte mbyllur ato sy te zinj e te medhenj; por trendafilat e fytyres se saj perhapeshin ate cast me te gjalla se kurre mbi faqet e saj plote vese. Trupi i saj i bukur eshte shtrire mbi nje sofa. Njeri krah sherbente si mbeshtetje per koken, krahu tjeter varej butesisht. E kam pare shume here duke baritur e duke vallezuar. Deri ne thelb te shpirtit tim ka kumbuar harpa dhe zeri i saj, e kam adhuruar plot frike si ta kisha pare tek zbriste nga parajsa – por kaq te bukur sa sot nuk e kam pare kurre, kurre. Veshja e saj me lejonte te shquaja pervijimet e atyre formave engjellore; dhe shpirti im i sodiste dhe – c’te te them me shume? Gjithe zjarri dhe dehja e dashurise me kishin ndezur e degdisur diku jashte vetes. Une prekja si besimtar i flake veshjen e saj; floket e saj eremira, tufezen e vjollcave, qe ajo kishte vene ne mes te kraharorit – po, po, nen kete dore qe eshte shenjteruar kam ndier te rrahe zemren e saj. Une thitha frymen e dihatjes se gojes se saj gjysme te hapur – une isha gati te thithja gjithe epshin e atyre buzeve hyjnore – nje puthje te saj! Dhe do t’i kisha bekuar lotet, qe prej kaq e kaq kohesh pi per hir te saj – por atehere e degjova si psheretinte ne gjume, dhe u terhoqa si te me kishte zmbrapsur nje dore hyjnore. – Shkeputur nga libri ‘Historia e bukurise’, Umberto Eco, perkthyer nga Shpetim Cucka, Dituria. Piktura, Lamtumira, 1913, Arthur Hacker. #reading#books#umbertoeco#love#beauty#art#painting#farewell#arthurhacker#enkeledasuti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty