ARTLetërsiPërse shkruaj - Nga Anais Nin

Përse shkruaj – Nga Anais Nin

-

Përse shkruaj

Nga Anais Nin

Unë besoj se, unë shkruaj sepse më duhet të krijoj një botë ku mund të jetojë. Unë nuk mund të jetoja në asnjërën prej botëve që m’u ofruan: botën e prindërve të mi, botën e luftës, dhe botën e politikës. Duhet të krijoja një botë timen: si një klimë, si një vend, si një atmosferë, ku mund të merrja frymë dhe të rikrijoja vetveten, ndërsa shkatërrohesha duke jetuar. Besoj se, kjo është arsyeja e çdo vepre arti. Artisti është i vetmi që e di se bota është një krijim subjektiv, se ekziston një zgjedhje për t’u bërë, një përzgjedhje elementesh, një materializim, një rimishërim i botës së tij të brendshme. Pastaj, ai shpreson që brenda kësaj bote të tërheqë edhe njerëz të tjerë. Ai shpreson se, mund t’ia imponojë vizionin e tij të veçantë, duke e ndarë atë me të tjerë. Dhe kur nuk arrin dot fazën e dytë, një artist i guximshëm vazhdon pavarësisht kësaj. Çastet e pakta të bashkimit me botën ia vlejnë mundimit, sepse ajo është një botë për të tjerët, një trashëgimi dhe një dhuratë për disa të tjerë, në fund. Edhe ne po ashtu, kërkojmë që të lartësojmë vetëdijen tonë mbi jetëm. Ne shkruajmë për të magjepsur dhe për të ngushëlluar të tjerët. Ne shkruajmë për t’i bërë serenatë dashnorëve tanë. Ne shkruajmë për ta shijuar jetën dy herë; në çast dhe në retrospektivë.

Përzgjodhi dhe përktheu nga anglishtja – Enkeleda Suti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty