Po shkoja drejt saj si drejt vdekjes. - Shkeputur nga ‘Henri dhe Xhuni’, Ditar i Anais Nin (1986) perkthyer nga Engjellushe Shqarri, publikimet Max

Fytyre cuditerisht e bardhe, sy pervelues. Xhun Mensfildi, e shoqja e Henrit. Teksa po vinte nga erresira e kopshtit drejt meje, nen driten e deres, pashe per here te pare gruan me te bukur ne bote. E humba fare toruan prej brukurise se saj. Teksa rrija para saj, ndjeva se per te mund te beja cmendurine me te madhe, cdo gje qe mund te me kerkonte. Henri m’u venit. Ajo ishte ngjyra, shkelqimi, fshehtesia vete. Te tjeret ndjejne fale saj, po per shkak te saj, shkruajne poezi; te tjere per shkak te saj urrejne; te tjere, si Henri, e dashurojne pavaresisht nga vetja e tyre. Nje fytyre tmerresisht e bardhe ne erresiren e kopshtit. Pozon per mua teksa largohet. Dua te dal jashte me vrap dhe ta puth kete bukuri fantastike, ta puth dhe t’i them: “Po merr me vete pasqyrimin tim, nje pjese timen. Enderrova per ty, deshirova qe te ekzistosh. Do te jesh perhere pjese e jetes sime. Nese do te te dashuroj, kjo duhet te vije per shkak se dikur kemi patur te njejtat perfytyrime, te njejten cmenduri, te njejten skene. Qendron per nje cast ne mes te shkalleve dhe drita e nxirrte me shume ne pah ne sfondin e murit ngjyre te gjelber te ndezur. Flokeverdhe, fytyrezbehte, me vetulla te lakuara djallezisht, me nje buzeqeshje te pameshirshme dhe dy gropeza te pafajshme ne faqe. E pabese, pafundesisht terheqese. Po shkoja drejt saj si drejt vdekjes. - Shkeputur nga ‘Henri dhe Xhuni’, Ditar i Anais Nin (1986) perkthyer nga Engjellushe Shqarri, publikimet Max

#books #reading #life #love #anaisnin #beauty #enkeledasuti

Comments

Popular Posts