PIKTURËMarc ChagallPoezia ‘Vetem i imi eshte vendi ne shpirtin tim’,...

Poezia ‘Vetem i imi eshte vendi ne shpirtin tim’, nga Marc Chagall.

-

Vetem i imi

Eshte vendi ne shpirtin tim

Une hyj atje pa nje pasaporte

Sikur te ishte shtepia ime.

Ai shikon trishtimin

Dhe vetmine time

Me perkund ne gjume

Dhe me mbulon me nje parfum te rende.

Tek une cerdhojne kopshte.

Lulet jane krijimi im

Rruget me perkasin mua

Por nuk ka shtepi,

Ato u shkaterruan ne foshnjerine e tyre.

Banoret enden neper ajer

Ne kerkim te nje shtepie.

Ato gerrmojne ne shpirtin tim.

Per kete arsye une buzeqesh

Kur dielli im mezi shkelqen

Ose qaj

Si nje shi i imet

Naten.

Ishte nje kohe kur kisha dy koka.

Ishte nje kohe kur keto dy fytyra

E mbulonin vetveten ne nje vese amoroze

Duke u shperbere ne aromen e nje trendafili.

Tani per tani me duket sikur

Edhe kur terhiqem

Une shtyj kundrejt nje

Porte te bute

Ku gjumi e dobeson bubullimen

Duke shpartalluar vetetimat e rrufese ne qiell te hapur.

Vetem i imi

Eshte vendi qe gjendet ne shpirtin tim.

Poezia ‘Vetem i imi eshte vendi ne shpirtin tim’, nga Marc Chagall.

Piktura, Autoportret me 7 gishta, 1912-13, Marc Chagall

Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti

#art #poetry #painting #marcchagall #enkeledasuti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty