Të tjeraTmerri, Mbi artin e tragjedise, 1792, Fridrih Shiler

Tmerri, Mbi artin e tragjedise, 1792, Fridrih Shiler

-

Tmerri, Mbi artin e tragjedise, 1792, Fridrih Shiler – Ne natyren tone eshte nje dukuri e pergjithshme qe ajo qe eshte e trishtuar, e frikshme, madje edhe e llahtarshme, na terheq me nje fuqi te paperballueshme; qe skena dhimbje dhe tmerri na debojne dhe na terheqin me nje force te barabarte. Te gjjthe mblidhen plot etje rreth atij qe rrefen historine e nje vrasjeje; ne perpijme me etje aventuren me perrallore me fantazma, dhe etja eshte aq me e madhe, sa me shume qe ajo na ben ne na ngrihen floket perpjete. Ky trazim i shpirtit shfaqet edhe me i gjalle perballe objektesh te nje soditje konkrete. Nje stuhi, e cila mbyt nje flote te tere, e soditur nga bregu do ta kenaqte perfytyrimin tone me po ate force, me te cilat do te trazonte ndjenjat e zemres, sone; do te ishte e veshtire te besohej se bashku me Lukrecin qe kjo kenaqesi e natyrshme vjen nga ballafaqimi i sigurise sone me rrezikun qe shohim. Dhe sa me i madh eshte numri i atyre qe shoqerojne nje keqberes ne vendin e ekzekutimit! As kenaqesia e nje dashurie te plotesuar per drejtesi, as shija e ulet e lakmise se fashitur per hakemarrje, nuk mund ta shpjegojne nje dukuri te tille. Ky njeri i lig mund edhe te jete falur ne zemrat e shikuesve dhe keqardhja me e sinqerte mund te ndermjetesoje per shpetimin e tij. E megjjthate, te shikuesi vlon, kur me forte se kur me e dobet, nje deshire e perzier me kureshtje per te soditur e mbajtur vesh shenjat e vuajtjes se tij. Nese ketu ben nje perjashtim njeriu i edukuar dhe me ndjenja te holla, kjo nuk do te thote se tek ai nuk ruhet nje institkt i tille, por sepse mbi kete ngrihet forca e dhembjes qe ngjall perdellim ose ky institk mbahet ne fre nga normat e asaj qe eshte e hijshme. Biri i eger i natyres, i pafrenuar nga kurrefare ndjenje njerezie delikate, i dorezohet pa pike turpi nje shtyse te tille te fuqishme, shtyse qe, me sa duket, ka ne themelin e vet prirjen e natyrshme te shpirtit njerezor dhe duhet te shpjegohet me ane te nje ligji psikologjik te pergjithshem. – Shkeputur nga libri ‘Historia e bukurise’, Umberto Eco, perkthyer nga Shpetim Cucka, Dituria. Piktura, Koka e nje demi te vdekur, 1690, Felice Boselli. #reading#books#umbertoeco#art#painting#enkeledasuti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty