Naten, kur deti me perkund
Dhe ylli i zbehte vezullon
Shtrire mbi dallget e tij te gjera
Atehere e cliroj vetveten plotesisht
Nga e gjithe gjalleria dhe e gjithe dashuria
Dhe qendroj i heshtur dhe frymoj deliresisht
Vetem, vetem i perkundur nga deti
Qe shtrihet atje, i ftohte dhe i heshtur, me njemije drita
Me pas me duhet te mendoj per miqte e mi
Dhe veshtrimi im zhytet ne veshtrimet e tyre
Dhe une pyes gjithsecilin, i heshtur, vetem:
“A jeni ende te mite”
A eshte dhimbja ime nje dhimbje per ju, vdekja ime nje vdekje?
A ndjeni nga dashuria ime, nga dhimbja ime
Vec nje fryme, vec nje jehone?”
Dhe deti ne paqe veshtron mbrapsht
I heshtur
Dhe buzeqesh: jo
Dhe asnje pershendetje dhe asnje pergjigje
Nuk vjen prej askund
Naten mbi detet e larta nga Hermann Hesse
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti