POEZIRainer Maria RilkeSepse aty ku jam i mbyllur Aty jam nje...

Sepse aty ku jam i mbyllur Aty jam nje genjeshter – Nga Rainer Maria Rilke

-

Jam shume vetem ne kete bote

Dhe megjithate jo mjaftueshem vetem

Qe ta bej cdo cast te shenjte

Jam shume i vogel ne kete bote

Dhe jo mjaftueshem i vogel

Qe te shtrihem perpara jush si nje gje

Mendjeholle dhe e fshehte

Dua vete vullnetin tim

Dhe dua qe thjesht te jem me vullnetin tim

Ai shkon pertej veprimeve

Dhe ne ato kohe te qeta

Qe ndonjehere mezi levizin

Kur dicka po afrohet

Une dua te jem me ata qe dine gjera sekrete

Apo i vecuar vetem

Dua te jem nje pasqyre per te gjithe trupin tend

Dhe nuk dua kurre qe te jem i verber

Apo shume plak

Per te mbajtur pamjen tende te rende valezuese

Dua te hapem

Nuk dua te qendroj i mbyllur askund

Sepse aty ku jam i mbyllur

Aty jam nje genjeshter

Dhe une dua qe kuptimi im per gjerat te jete i vertete perpara teje

Dua ta pershkruaj veteveten si nje pikture qe

E kam pare nga afer per nje kohe te gjate

Si nje shprehje qe me ne fund e kam kuptuar

Si shtamba qe perdor cdo dite

Si fytyra e nenes sime

Si nje anije

Qe me ka mbajtur ne stuhite me te cmendura nga te gjitha

Nga Rainer Maria Rilke

Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti

Skulptura, Qeni, 1951,

Alberto Giacometti

#art #rainermariarilke #love #life #beauty #poetry #sculpture #albertogiacometti #enkeledasuti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty