Drita është më e rëndësishme se sa feneri
Poema është më e rëndësishme se sa libri
Dhe puthja është më e rëndësishme se sa buzët
Letrat e mia për ty
Janë më të mëdha dhe më të rëndësishme se sa ne të dy
Ato janë të vetmet dokumente
Ku njerëzit do të zbulojnë
Bukurinë tënde
dhe çmendurinë time
Drita është më e rëndësishme se sa feneri nga Nizar Qabbani
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti