POEZIAnne SextonDUKE U SHOQËRUAR ME ËNGJËJT - NGA ANNE SEXTON

DUKE U SHOQËRUAR ME ËNGJËJT – NGA ANNE SEXTON

-

U lodha së qeni grua,

U lodha nga lugët dhe tenxheret,

U lodha nga goja ime dhe nga gjinjtë e mi

U lodha nga kozmetika dhe nga mëndafshët e mi

Kishte ende burra që uleshin në tavolinën time,

Dhe kalonin dorë më dorë tasin që u ofroja unë.

Tasi ishte i mbushur me rrush të purpurt,

Dhe mizat fluturonin përmbi të për aromën e tij

Erdhi edhe im atë më kockën e tij të bardhë.

Por unë isha e lodhur nga gjina e gjërave.

Mbrëmë pashë një ëndërr dhe thashë…

“Ti je përgjigjja.

Ti do të jetosh më shumë se sa im shoq dhe im atë.”

Në atë ëndërr ishte një qytet i përbërë nga zinxhirë

Ku Joan e çuan drejt vdekjes me rroba burrash

Dhe natyra e ëngjëjve ishte e pashpjeguar,

Asgjë nuk përbënte më të njëjtën specie,

Njëri me një hundë dhe tjetri

Me një vesh në dorë,

Njëri përtypte një yll dhe

Njëri regjistronte orbitat e saj,

Secili si një poemë që i bindej vetvetes,

Duke kryer funksionet e Zotit…

“Ti je përgjigjja,’

I thashë dhe hyra,

U shtriva poshtë portave të qytetit.

Pastraj zinxhirët m’u shtrënguan rrotull vetes

Dhe unë e humba gjininë time

Dhe aspektet e mia përfundimtare.

Adami qëndronte në të majtën time

Ndërsa Eva në të djathtën time,

Që të dy tërësishtë të paqëndrueshëm

Me botën e arsyes.

Ne gjarpëruam krahët së bashku

Dhe kalëruam poshtë diellit.

Nuk isha më një grua,

Asnjë gjë apo një gjë tjetër.

Oh, vajza të Jeruzalemit,

Mbreti më ka sjellë në dhomën e tij.

Unë jam e zezë dhe jam e bukur.

Jam hapur dhe jam zhveshur.

Nuk kam as krahë apo këmbë.

Jam e gjitha lëkurë si një peshk.

Unë nuk jam më shumë grua

Nga sa ishte Krishti burrë.

NGA ANNE SEXTON

Përzgjodhi dhe përktheu nga anglishtja – Enkeleda Suti.

#annesexton #enkeledasuti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty