POEZIMahmoud DarwishËSHTË NATË DHE AJO ËSHTË E VETMUAR...nga MAHMOUD DARWISH

ËSHTË NATË DHE AJO ËSHTË E VETMUAR…nga MAHMOUD DARWISH

-

Është natë dhe ajo është e vetmuar   

Dhe unë jam i vetmuar si ajo

Ndërmjet qiriut të saj dhe timit janë dy tavolina të zbrazta

Në këtë restorant dimri

Asgjë nuk e shqetëson heshtjen ndërmjet nesh

Ajo nuk më shikon kur unë e kap duke këputur një trëndafil

Nga gjinjtë e saj dhe unë nuk e shikoj kur ajo më kap

Duke pirë një puthje nga vera ime…

Ajo nuk e thërrmon bukën e saj dhe unë nuk derdh ujë

Mbi mbulesën prej letre

Asgjë nuk e shqetëson qetësinë ndërmjet nesh  

Ajo është vetëm dhe unë jam vetëm me bukurinë e saj

Përse nuk na sjell së bashku brishtësia? E pyes veten:

Përse të mos ta shijoj verën e saj?

Ajo nuk më shikon teksa e vështroj

Duke kryqëzuar këmbët e saj dhe unë nuk e shikoj teksa ajo më  

Vështron kur heq pallton time. Asgjë e imja nuk e shqetëson atë

Dhe asgjë e saj nuk më shqetëson mua, ne jemi në harmoni

Me harresën…

Darka jonë, secili prej nesh vetëm, është e shijshme

ZËRI I NATËS ËSHTË BLU, unë nuk jam vetëm

Dhe ajo nuk është vetëm teksa ne dëgjojmë së bashku

Kristalin e saj

Asgjë nuk e shqetëson natën tonë

Ajo nuk thotë:

DASHURIA KA LINDUR NJË KRIJESË E GJALLË

Dhe unë nuk them:

DASHURIA ËSHTË KTHYER NË NJË IDE…

Por mesa duket kështu qënka

ËSHTË NATË DHE AJO ËSHTË E VETMUAR…nga MAHMOUD DARWISH

Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti

#mahmouddarwish #williamadolphebouguereau #enkeledasuti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty