POEZINizar QabbaniFallxhorja nga Nizar Qabbani

Fallxhorja nga Nizar Qabbani

-

Ajo u ul me frike ne syte e saj

Duke pare filxhanin e kthyer

Ajo tha “Mos u trishto, biri im

Ti je destinuar per te rene ne dashuri”

Biri im, ai qe sakrifikon vetveten per te dashuren

Eshte nje martir

Per nje kohe te gjate kam studiuar leximin e fatit

Por nuk kam lexuar kurre nje filxhan si i yti

Per nje kohe te gjate kam studiuar leximin e fatit

Por kurre nuk kam pare dhimbje te ngjashme me te tuat

Ti je i destinuar te lundrosh pergjithmone

Lundro me pak ne detin e dashurise

Jeta jote eshte pergjithmone e destinuar

Qe te jete nje liber lotesh

Dhe te jesh i zhytur mes ujit dhe zjarrit

Por pavaresisht te gjitha dhimbjeve te saj

Pavaresisht trishtimit

Ajo eshte me ne dite e nate

Pavaresisht eres

Motit me shi

Dhe cikloneve

Dashuria, biri im

Do te jete pergjithmone fati me i mire

Ne jeten tende eshte nje grua, biri im

Syte e saj jane kaq te bukur

Lavdia e Zotit

Goja e saj dhe e qeshura e saj

Jane te mbushura me trendafila dhe melodi

Dhe dashuria e saj cigane dhe e cmendur e jetes

Udheton boten

Gruaja qe ti dashuron

Mund te jete e gjithe bota jote

Por qielli yt do te jete i mbushur me shi

Rruga jote e bllokuar, e bllokuar, biri im

E dashura jote, biri im po fle

Ne nje vend te ruajtur

Ai qe i afrohet mureve te kopshtit te saj

Qe hyn ne dhomen e saj

Ai qe i propozon asaj

Apo qe perpiqet te bashkoje gershetat e saj

Do te shkaktoje humbjen e saj, biri im…humbjen

Ti do ta kerkosh kudo, biri im

Ti do te pyesesh dallget e detit per te

Ti do te pyesesh brigjet e deteve

Ti do te udhetosh oqeanet

Dhe lotet e tu do te rrjedhin si nje lum

Dhe ne mbyllje te jetes sate

Do te gjesh se

E dashura jote nuk ka asnje toke, asnje shtepi, asnje adrese

Ti ke ndjekur vetem nje gjurme tymi

Sa e veshtire qe eshte, biri im

Te dashurosh nje grua

Qe nuk ka as toke dhe as shtepi

Fallxhorja nga Nizar Qabbani

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

#art #poetry #nizarqabbani #photography #enkeledasuti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty