POEZINizar QabbaniFëmija shkarravit nga Nizar Qabbani

Fëmija shkarravit nga Nizar Qabbani

-

Faji im, faji im më i madh

O princeshë sydeti

Ishte të të doja ty

Siç do një fëmijë

Dashuruesit më të mëdhenj

Janë, në fund të fundit, fëmijët

Gabimi im i parë

Dhe jo i fundit

Ishte të jetoja

Në shijen e magjisë

Gati për t’u mrekulluar

Nga kohëzgjatja e thjeshtë

E natës dhe e ditës

Dhe gati për çdo gura

Që e desha për të më thyer

Në njëmijë copa për të më

Bërë një qytet të hapur

Dhe për të më lënë pas saj

Si pluhur

Dobësia ime ishte të shikoja

Botën me llogjikën e një fëmije

Dhe gabimi im ishte gërmimi i

Dashurisë jashtë nga shpella në ajër të pastër

DUKE E BËRË GJOKSIN TIM

NJË KISHË TË HAPUR PËR TË GJITHË TË DASHURUARIT

Fëmija shkarravit nga Nizar Qabbani

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

Fotografia nga @enfantnocta

#nizarqabbani #enkeledasuti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty