Të tjeraGoja saj ra në gojën time...

Goja saj ra në gojën time…

-

Goja saj

Ra në gojën time

Si një borë dimri,

Si simfonia e 5-të,

Si një Eden i freskët,

Si Edeni kur Eva bëri Zotin

Të qante me pjerrësinë e lëngshme

Të ijeve të saj

Puthja e saj dhimbte ashtu

Ishte si të përzihej

djersa e një ëngjëlli

me shijen e një manderine,

Betohem: goja ime

Kishte qenë një helmetë përgjithmonë

E lyrosur me sekrete, goja ime

Një rrugë qorre

E ndriçuar paksa nga dhëmbët e mi,

Një gojë e mbyllur në fund të errësirës,

Por që goja e saj e nxorri jashtë

Si një Kadillak blu bebeje

E paketuar me kanarina

Drejtuar nga zogu ‘Toucan’

(zog tropikal amerikan që ha fruta)

Betohem se ato buzë

Thanë krahë blu të ndezur kur ne u puthëm,

Të çmendur dhe të saktë

Sikur po mësonte një kalush deti që të fliste

Goja e saj aq e kujdesshme,

Duke përtypur

rrokjen e parë nga gryka ime

deri sa truri im të ishte një piano

që goditej fort

të qëllohej ashtu

ishte si…

betohem gjuha e saj

ishte hëna e shtatë e Saturnit

ashtu e nxehtë,

e nxehtë dhe e ftohtë dhe që vërtitej,

duke më kthyer në një planet të lumtur

diell në njërin krah,

natën që derdhej

dorën e saj të ngadaltë mbi tjetrën:

një zjarr duke fluturuar velën e një tjetre.

Puthja e saj, betohem

Sikur Nëna e Madhe të nxitonte

për të hapur hënën

si një dhuratë

dhe ti të ishe atje

për të ndjerë hijen tënde

më në fund

të pashkëputur nga beli yt.

Kjo do të ishte, madje edhe më e ëmbël

si një orgji priftërinjsh artificial

mbi shkopinj fluturues,

lart dhe lart,

kështu, duke mos rënë

por kështu,

duke u sjellë keq, por e shenjtë

Betohem!

Ajo puthje:

Të dyja buzët të angazhuara

Ndaj botës si Trupat e Paqes,

Si një dyqan falas,

Përgjithnjë dhe gjithmonë

Një qytet i ri

Pa dryn…

Pa mure…

Vetëm me dyer

Si ato…

Unë betohem,

Ashtu…

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=dv9sgFHS2Do

Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty