PIKTURËGustav KlimtGustave Klimt, Peme dardhe, 1903

Gustave Klimt, Peme dardhe, 1903

-

Gustave Klimt, Peme dardhe, 1903 – Piktori austriak Gustave Klimt ka qene advokuesi me i famshem vjenez i Artit Nouveau-t, ose, sic njihej ky stil ne Gjermani, Jugendstil. Fillimisht i suksesshem si nje piktor akademik tradicional, ai zhvilloi stilin e tij eklektik, dekorativ dhe shpesh erotik. Pozicioni i tij si bashkethemelues dhe Presidenti i Pare si Suksesionit Vjenez siguruan qe stili i tij te behej gjeresisht ndikues. Stili i Klimt-it eshte shume ornamental. Ai preferonte linja organike dhe perdorte shume ngjyra te arta dhe te argjendta ne veprat e tij te artit, me shume siguri si trashegimi e profesionit te te atit si skalites ari dhe argjendi. Pikturat e tij te kushtueshme, me zbukurime ku figurat e tij jane thuajse te zhytura ne mozaike me ngjyra bizhuterish dhe ar ishin nje skandal per kohen e tij per shkak te ekspozimit te lakuriqesise dhe te sensualitetit dhe eroticizmit fin. Krijuar qe prej viteve 1890-te deri ne vdekjen e artistit ne vitin 1918, pikturat me peisazhe plot ngjyra dhe shpesh poetike perfaqesojne nje aspekt pak te njohur te veprave te Klimt-it. Pikturat e peisazheve e aftesuan ate qe te eksperimentonte. Subjektet e tij te preferuara perfshijne kopshtet frutore, pyjet, kopshtet dhe vilat rreth Attersee ne Vjene. Klimt u frymezua nga neo-impresionistet dhe mozaiket bizantine, per te formuar nje gjuhe shume personale dhe formale. Ndryshe nga impresionistet, Klimt nuk ishte i interesuar ndaj ndryshimeve klimaterike. Peisazhet e tij u bene shume abstrakte, megjithese ai vazhdoi qe te punonte drejteperdrejte nga motivet. Nje tipar i vecante i veprave te Klimt eshte madhesia e tyre standarde dhe formati katror, nje mekanizem i perdorur nga Klimt duke pasur ekspozitat ne mendje. Peisazhet e Klimt-it jane nje aspekt mjaft i admiruar i korpusit te veprave te artistit. – Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti. – #art#painting#gustavklimt#leteflasimperartin#enkeledasuti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty