Lojtari i zareve nga Mahmoud Darwish

O Dashuri! Çfarë je ti?

Sa shumë je, çfarë je, dhe çfarë nuk je?
O Dashuri! Na godit me rrufe
Që të bëhemi ashtu siç na do ti
Një zgjidhje hyjnore ndaj fizikes
Dhe vërsho në një grykëderdhje me dy krahë
Ti – e dukshme apo e padukshme – nuk ke asnjë formë
Ne të dashurojmë kur dashurojmë rastësisht
Ti je fati i të varfërve
Është fati im i keq që si përsëritje
T’i mbijetoja vdekjes nga dashuria
Dhe jam me fat që jam ende i brishtë
Që të hyjë sërish në eksperiment
Dashnori ekspert thotë në sekretin e tij:
Dashuria është gënjeshtra jonë e sinqertë
Dhe kur e dashura e tij e dëgjon këtë
AJO THOTË: DASHURIA VJEN DHE IKËN
SI VETËTIMË DHE SI RRUFE
Lojtari i zareve nga Mahmoud Darwish
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti
Piktura, Mbi dallget e dashurise, 1899, Edvard Munch

Comments

Popular Posts