Lojtari i zareve nga Mahmoud Darwish

Ishte rastësia që më ktheu në

Një të mbijetuar në një aksident me autobuz
Ku u vonua udhëtimi im në shkollë
Sepse unë harrova ekzistencën dhe gjendjen e saj
Kur po lexoja një histori dashurie një natë më parë
Përvetësova rolin e autorit
Dhe rolin e të dashuruarit – viktimën
Kështu, u ktheva në martirin e dashurisë në roman
Dhe në të mbijetuarin në aksidentin rrugor
Unë nuk kam luajtur asnjë rol duke luajtur me detin
Por unë isha një djalë kokëkrisur
Një endacak rreth tërheqjes së ujit
Që më thërriste: Eja tek unë!
As nuk kam luajtur ndonjë rol kur i mbijetova detit
Më shpëtoi një pulëbardhë njerëzore
Që pa dallgët teksa më tërhqinin dhe më paralizonin duart
Unë mund të mos isha infektuar
Nga zanat e poezisë antike të varjes
Nëse porta e shtëpisië nuk do të ishte as veriore
Dhe me sy nga deti
Nëse patrulla ime e armëve nuk do ta shikonte zjarrin në fshat
Që po piqte natën
Nëse pesëmbëdhjetë martirë nuk do të kishin rindërtuar barrikadat
Nëse fusha nuk do të kishte rënë
Unë nuk do të isha bërë një pemë ulliri
Apo një mësues gjeografie
Apo një ekspert i mbretërisë së bletëve
Apo gardiani i jehonës!
Lojtari i zareve nga Mahmoud Darwish
mazhi nga @adrian.borda

Comments

Popular Posts