Lojtari i zareve nga Mahmoud Darwish

Kush jam unë për të të thënë ty

Ato që unë të them ty
Kush jam unë?
Unë mund të mos isha frymëzuar
Frymëzimi është fati i tabaneve të vetmuara
Poema është një dorë me zara
Në një fushë errësire që mund apo mund të mos vezullojë
Dhe fjalët bien si pendë mbi rërë
Unë nuk luaj asnjë rol në poemë
Unë vetëm i bindem ritmit të saj
Lëvizjes e ndjesive, njëra modifikon tjetrën
Intuita që sjell një kuptim
Pavetëdija në jehonën e fjalëve
Një imazh i vetvetes që është transferuar
Nga vetë vetja ime tek një tjetër
Besimi im tek vetvetja
Dhe lëngimi im për pranverën
Unë nuk luaj asnjë rol në poemë, vetëm nëse
Frymëzimi ndal
Frymëzimi është fati i aftësisë
A duhet të luftojë ai?
Lojtari i zareve nga Mahmoud Darwish
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti
Skulptura nga @forestrogers

Comments

Popular Posts