POEZIMahmoud DarwishLojtari i zareve nga Mahmoud Darwish

Lojtari i zareve nga Mahmoud Darwish

-

Kush jam unë për të të thënë ty

Ato që unë të them ty?

Unë nuk isha një gur i lustruar nga uji

Dhe që u bë një fytyrë

Nuk isha as shkopi i shpuar nga era

Dhe që u bë një flaut…

Unë jam lojtari i zareve

Ndonjëherë fitoj dhe ndonjëherë humbas

Unë jam si ti

Apo pak më pak…

Unë linda afër pusit

Afër tre pemëve të vetmuara, i vetmuar si murgeshat

I lindur pa festime dhe pa mami

Emrin ma dha rastësia

Rastësisht i përkita një familjeje

Dhe trashëgova tiparet e tyre, cilësitë e tyre

Dhe sëmundjet

E para – një çekuilibër arteriesh

Dhe një presion të lartë gjaku

E dyta – ndrojtjen kur i drejtohesha nënës

Babait, dhe gjyshes – pema

E treta – shpresën që të kurohesha nga gripi

Me një filxhan kamomil të nxehtë

E katërta – dembelësinë për të folur rreth gazelës dhe laureshës

E pesta – mërzinë e netëve të dimrit

E gjashta – një dështim madhështor në të kënduar…

Unë nuk kisha asnjë rol në atë që u bëra

Ishte rastësia që më bëri burrë…

Dhe rastësi që pashë hënën e zbehtë

Si një limon, duke filtruar me vajzat e pagjuma

Unë nuk luftova që të gjeja

Një nishan në vendet më sekrete të gjakut tim!

Mund të mos kisha ekzistuar

Im atë mund të mos ishte martuar

Me nënën time rastësisht

Ose mund të kisha qenë

Si motra ime që klithi dhe pastaj vdiq

Dhe nuk e kuptoi se kishte lindur vetëm për një orë

Dhe nuk e njohu të ëmën…

Apo: si vezët e pëllumbave

Që shkëmoqen përpara se zogjtë të shikojnë dritën….

Lojtari i zareve nga Mahmoud Darwish

Imazhi nga @peca.art

Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti

#mahmouddarwish #enkeledasuti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty