KINEMATOGRAFIAndrei TarkovskyNga kendveshtrimi estetik, kinemaja eshte ne nje kohe te...

Nga kendveshtrimi estetik, kinemaja eshte ne nje kohe te veshtire.

-

Nga kendveshtrimi estetik, kinemaja eshte ne nje kohe te veshtire. Me fjale te tjera, ekziston nje ceshtje estetike, thuajse nje ceshtje mendesie, nje krize ne menyren e te menduarit, ne mendesine qe perfshihet ne vete filmin. Vecanerisht filmat me ngjyra te cilat, ne dukje te pare, ngjajne me afer realitetit. Une mendoj se ngjyra eshte nje rruge qorre. Se pari, sepse te gjitha format e artit tentojne drejt realitetit. Dhe se dyti, sepse ato kerkojne nje lloj pergjithesimi, ato kerkojne nje ide model. Do ta shpjegoj se cfare dua te them per filmat me ngjyra. Menyra se si perceptohet ngjyra shtrihet tek fiziologjia e pranimit te ngjyres, ne boten e jashtme. Ne jetojme ne nje bote me ngjyra. Kete e dime te gjithe. Por ne nuk mendojme kurre se jetojme ne nje bote me ngjyra, me perjashtim kur dicka na ben te vetedijshem per kete. Eshte si te shohesh pa pare, si te degjosh pa degjuar. Me fjale te tjera, ne nuk mendojme per ngjyrat kur shohim rreth nesh. Per me teper, kur filmojme nje skene me ngjyra ne duhet ta organizojme ate dhe ta mbyllim brenda nje kuadri. Dhe papritur, ne e kuptojme se kjo bote eshte me ngjyra. Qe do te thote se, ne e detyrojme shikuesin qe te mendoje per kuadrin me ngjyra. Ne i imponojme keto ngjyra. Sipas mendimit tim, avantazhi i bardh e zi eshte se ai mund te jete me shprehes dhe, ne te njejten kohe, nuk e shperqendron shikuesin. Per mua, bardh e zi eshte, nje forme arti me realiste dhe me e sakte, sepse ajo e lejon shikuesin te mos mendoje per ngjyrat, por per t’u fokusuar tek thelbi i vertete i filmit. Dhe une mendoj se, kjo ka humbur qe nga shfaqja e filmit me ngjyre.

Detaje, Dokumentari “Takim me Andrei Tarkovsky: Kinemaja eshte nje mozaik kohe”

#andreitarkovsky #cinemaisamosaicoftime #enkeledasuti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty