POEZIMahmoud DarwishNjë i dashuruar nga Palestina nga Mahmoud Darwish

Një i dashuruar nga Palestina nga Mahmoud Darwish

-

Sytë e tu janë një gjëmb në zemrën time

Duke më shkaktuar dhimbje, e megjithatë unë e dua atë gjëmb

Dhe e mbroj nga era

E mbështjell në mishin tim, e mbështjell, duke e mbrojtur nga nata dhe agonia

Dhe plaga e tij ndriçon fenerët

E nesërmja e tij bën të tashmen time

Më të dashur për mua se sa shpirti im

Dhe shpejt unë harroj, sapo syri takohet me syrin

Që dikur, pas dyerve, ishim ne të dy

Fjalët ishin një këngë

Dhe unë u përpoqa të këndoja, gjithashtu

Por agonia i rrethoi buzët e pranverës

Dhe si dallëndyshja, fjalët e tua u bënë me krahë

Dera e shtëpisë sonë dhe pragu vjeshtor migruan

Duke të ndjekur ty kudo, të drejtuara nga lëngimi

Pasqyrat tona u thërrmuan

Dhe dhimbja u shumëfishua njëmijë fish

Dhe ne mblodhëm copëzat e tingullit

Duke mjeshtëruar vetëm elegjinë e vendit tonë

Së bashku, ku ne do ta mbjellim në zemrën e një lire

Dhe ne do t’i biem asaj mbi çatinë e tragjedisë sonë

Për hënat dhe për gurët e gjymtuara

Por unë kam harruar, ty zë të panjohur

A mos ishte nisja jote që iu vrsul lirës apo mos ishte heshtja ime?

Dje të pashë tek porti

Një udhëtare e gjatë pa rezerva

Si një jetim renda drejt teje

Duke kërkuar mënçurinë e të parëve tanë

Si mund të zvarritet pemishtja e portokajtë

Në burg, në mërgim, në një port

Dhe pavarësisht të gjitha udhëtimeve të saj

Pavarësisht aromës së kripës dhe të lëngimit

Të mbetet gjithnjë e gjelbër?

E shkruaj në ditarin tim

Unë i dua portokallet dhe e urrej portin

Dhe më tej shkruaj

Mbi dok

Unë qëndrova dhe pashë botën nëpërmjet syve të të mençurve

Vetëm lëkura e portokajtë është e jona, dhe pas meje shtrihet shkretërtira…

Një i dashuruar nga Palestina nga Mahmoud Darwish

Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti

#mahmouddarwish #enkeledasuti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty