POEZIMahmoud DarwishNjë i dashuruar nga Palestina nga Mahmoud Darwish

Një i dashuruar nga Palestina nga Mahmoud Darwish

-

Tek malet e mbuluara me trëndafila të egër të pashë ty

Një bareshë pa dele

E ndjekur mes rrënojash

Ti ishe kopshti im dhe unë një i huaj

Duke trokitur në derë, zemra ime

Sepse përmbi zemrën time të hapur qëndrojnë të patundura

Dyert dhe dritaret, çimentoja dhe gurët

Të kam parë në kaskada uji, në hambare

Të thyer, të kam parë një shërbyese në klube nate

Të kam parë në vezullimin e lotëve dhe në plagë

Ti je mushkria tjetër në gjoksin tim

Ti je tingulli mbi buzët e mia

Ti je uji

Ti je zjarri

Të pashë në gojën e një shpelle, në shpellë

Duke varur leckat e tua jetime në fillin e larjes

Në furra, në rrugë të kam parë

Në parqe dhe në gjakun e diellit të kam parë

Në këngët e jetimit dhe të mjerë të kam parë

Të kam parë në kripën e detit dhe në rërë

E jotja ishte bukuria e tokës, e fëmijëve dhe e jaseminit arab

Dhe jam betuar

Që të stiloj nga qerpikët e mi një shami koke

Dhe përmbi të, të qëndis vargje për sytë e tu

Dhe një emër, të ujitur nga një zemër që shpërbëhet në magjepsje

Do t’i bëjë kopshtet pyjore që të rriten

Do të shkruajë një frazë më të çmuar sesa mjalti dhe puthjet

‘Palestineze ishte dhe ende është’

Në një natë me stuhi, e hapa derën dhe dritaren

Për të parë hënën e thekur të netëve tona

I thashë natës: Vrapo

Përtej errësirës dhe murit

Kam një premtim për të mbajtur me fjalë dhe me dritë

Ti je kopshti im i virgjër

Për sa kohë që këngët tona

Janë shpata kur ne i tërheqim ato

Dhe ti je po aq besnike sa drithëri

Për sa kohë që këngët tona

Mbajnë të gjallë tokën pjellore kur ne i mbjellim ato

Ti je si një pemë palme në mendje

As stuhia dhe as sëpata e pylltarit nuk mund ta rrëzojnë atë

Gërshetet e saj të paprera…

Një i dashuruar nga Palestina nga Mahmoud Darwish

Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti

Imazhi nga @adrian.borda

#mahmouddarwish #enkeledasuti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty