POEZICzeslaw MiloszPastelet e Edgar Degas nga Czeslaw Milosz

Pastelet e Edgar Degas nga Czeslaw Milosz

-

Ajo shpatull. Një gjë erotike e përmbytur në kohëzgjatje

Duart e saj të kokolepsura në gërshetat e papërfunduar flokësh të kuq

Kaq të dendur saqë, të krehur, ato e tërheqin, kokën poshtë

Një kofshë, dhe nën të shputa e një këmbe tjetër

Kur është e ulur, gjunjët e saj hapen

Dhe lëvizja e krahëve të saj tregon formën e një gjiri

Këtu padyshim. Në një shekull, një vit

A është zhdukur ajo tërësisht. Si ta arrij?

Dhe si ta arrijë në mantelin e saj të verdhë?

Ajo lyen qerpikët, duke zukatur një këngë

E treta shtrihet mbi shtrat, tymos një cigare

Dhe shikon nëpër një revistë mode

Këmisha e saj prej muslini

Tregon një rrumbullakësi të bardhë dhe thithka rozë

Kapela e piktorit varet në sheshpushim

Me fustanet e tyre. Atij i pëlqen të qëndrojë këtu, duke biseduar

Duke skicuar. Bashkësia jonë njerëzore e prekjes, e buzëve të zjarrta

Forma e ijeve, dhe biseda me një shpirt të pavdekshëm

Ajo rrjedh dhe tërhiqet.

NJË DALLGË, NJË SHKUMË PËSHPËRIME

DHE VETËM NJË KRIFË TË KUQE QË REGËTIN NË HUMNERË.

Pastelet e Edgar Degas nga Czeslaw Milosz

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

#czeslawmilosz #art #poetry #beautiful #painting #edgardegas #enkeledasuti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty