POEZILouise GlückPersefona, Enderrimtarja nga Louise Gluck

Persefona, Enderrimtarja nga Louise Gluck

-

Ne variantin e pare

Persefona merret nga e ema e saj

Dhe perendesha e tokes

E ndeshkon token

Kjo eshte ne vazhdimesi me ate qe dime per sjelljen njerezore

Qe qeniet njerezore

Ndjejne kenaqesi te thelle kur bejne keq

Vecanerisht demin e pavetedijshem

Ne mund ta quajme kete krijim negativ

Qendrimi filletar i Persefones ne ferr vazhdon te

Preket nga studiuesit

Te cilet nuk bien dakord mbi ndjesite e virgjereshes

A bashkepunoi ajo ne perdhunimin e saj

Apo e droguan

Apo e dhunuam kunder deshires se saj

Sic ndodh kaq shpesh tani me vajzat moderne

Sic dihet mire, kthimi i se dashures

Nuk e ndreq humbjen e se dashures

Persefona

Kthehet ne shtepi

E bere pis me leng te kuq

Si nje personazh ne murriz

Nuk jam e sigurt nese do ta mbaj kete fjale

A eshte toka “shtepi” per Persefonen?

A eshte ajo ne shtepi

Kuptueshem

Ne shtratin e nje perendie?

A eshte ne shtepi tani ajo?

A eshte ajo nje enderrimtare e lindur

Me fjale te tjera

Nje kopje ekzistenciale e vete nenes se saj

E gjymtuar nga idete e rastesise?

Ty nuk te lejohet qe te pelqesh askend, e di

Personazhet nuk jane njerez

Ato jane aspekte te nje dileme apo te nje konflikti

Tre pjese: sic eshte i ndare shpirti

Ego, superego, idi

Ne menyre te ngjashme

Si tri nivelet e njohura te botes

Nje lloj diagrame qe ndan

Parajsen nga toka nga ferri

Ti duhet te pyesesh veten

Ku po bie debore?

E bardha nuk e fal perdhosjen

Ne toke bie debore

Thote era e ftohte

Persefona po ben seks ne ferr

Ndryshe nga ne

Ajo nuk e di cfare eshte dimri

Vetem qe eshte ajo qe e shkakton ate

Ajo eshte shtrire ne shtratin e Hadesit

Cfare ka ajo ne mendje?

A ka ajo frike?

A e ka shuar ndonje gje idene e mendjes?

Ajo e di qe toka drejtohet nga nena

Kjo eshte e sigurt

Ajo gjithashtu e di

Qe ajo nuk eshte me ashtu sic e quajne me nje vajze

Pavaresisht burgosjes, ajo beson

Ajo ka qene e burgosur qekur ka qene nje vajze

Ribashkimet e tmerrshme te rezervuara per te

Do te zene pjesen tjeter te jetes

Kur pasioni per shlyerje

Eshte kronik, i eger

Ti nuk e zgjedh menyren se si jeton

Ti nuk jeton

Ty nuk te lejohet te vdesesh

Ti endesh ndermjet tokes dhe vdekjes

Te cilat duken, me ne fund

Cuditerisht te ngjashme

Studiuesit na thone

Qe nuk ka rendesi te dish se cfare do

Kur forcat qe pretendojne permbi ty

Do te te vrisnin

E bardha e harreses

E bardha e sigurise

Ata thone se ka nje te care ne shpirtin njerezor

Qe nuk eshte ndertuar per t’i perkitur plotesisht jetes

Toka na kerkon qe ta mohojme kete carje

Nje kercenim

I maskuar si sugjerim

Sic e kemi pare ne perrallen e Persefones

E cila duhet lexuar

Si nje zenke ndermjet

Nenes dhe dashnorit

Vajza eshte thjesht mish

Kur vdekja perballet me te

Ajo nuk e ka pare kurre livadhin pa lule margarita

Papritur ajo nuk po kendon me kenget e saj vajzerore

Mbi bukurine dhe pjellorine e nenes se saj

Ku eshte e cara

Ku eshte e thyera

Kenge e tokes

Kenge e vizionit mitik te jetes se perjetshme

Shpirti im

I therrmuar me tendosjen

E perpjekjes per t’i perkitur tokes

Cfare do te besh ti

Kur te jete radha jote ne fushe me perendine?

Persefona, Enderrimtarja nga Louise Gluck

Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty