Poezia ‘Gruaja qe vajton’ nga Grace Nichols

Thone qe ne vend te furces

Ai ka perdorur nje thike mbi mua
Edhe kapelja ime me perqesh
Duke qeshur
Brenda dhimbjes sime
Goja ime e shtremberuar
Dhe dhembet e mia qe kercellijne
Gishterinjte e mije te shendoshe dhe te ngathte
Sikur te ishin duke veshur ende ato doreza
Ato me njolla gjaku qe mban ti
Cfare u ka ndodhur bebezave te syve te mi Picasso?
Perse e meritoj une nje deformim te tille?
Cfare jam une tani
Nese jo nje kryq ndermjet
Nje kllouni dhe nje cope ene te thyer?
Por une jam e famshme.
Njerezit me njohin
Pavaresisht frakturave te mia.
Une nuk jam Mona Lisa
(Sa do te me pelqente qe ta fshija vetekenaqesine nga fytyra e saj qe ende na ngerthen).
A nuk e di ajo qe arti, arti i madh,
Nuk kishte perse te ishte nje pikture ne vaj?
Une jam nje magnet
E cliruar nga e bukura
Une jam nje ikone
E dhimbjes se shekullit te 20-te.
Si simbol i mundesive kompozicionale
Lotet e mi jane lot lumturie
Diamant te medhenj qe rrokullisen.
Picasso, me kthe mbrapsht fytyren time
Fotografine e pathyer te saj
Dikur jetoja qe te goditesha nga gishterinjte e penelatave te tua
Tani e di qe isha nje bashkefajtore ne vet crrenjosjen time.
Une nuk jam me nje mole qe fluturon rreth qafes se tij.
Ai mund te jete nje gjeni, por ai eshte gjithashtu nje trap.
Medusa, Cleopatra, me ndihmoni te gjej kurven time te brendshme,
A nuk me pagezuan Henriette Theodora Markovitch?
Picasso, me kthe mbrapsht fytyren time
Gjeografine e pathyer te saj.
Poezia ‘Gruaja qe vajton’ nga Grace Nichols
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti
Piktura ‘Gruaja qe vajton’, 1937, Pablo Picasso

Comments

Popular Posts