Poezia ‘Kenge per aktin e fundit’ nga Louise Bogan

Tani qe ta di fytyren permendesh,

I shoh me pak tiparet e saj sesa linjat e saj te errta
Ku ftoi dhe shalqiu, te verdha si nje flake e re,
Shtrihen me dahlia te qendisur, dhe me mantelin e bariut.
Pertej, nje kopeshti.
Atje, tek lehtesia e pafytyre figura kryesore dhe e mermerte
Shikon shfaqjen
E nje vere tjeter te neveritshme te kaloje
Megjithese sythat varen tek pemet e molleve.
Tani, qe ta di fytyren permendesh, shoh.
Tani qe ta di zerin permendesh, lexoj
Mbi kordat e zinj nje
Faqe te shurdhuar
Muzike qe nuk eshte bere per kafazin e muzikes.
Emblemat e te cilave perzihen me fjalet
Qe dridhen dhe derdhin gjak.
Shtizat jane te mbytura me nje vezullim
Heshtje te paprintuar. Ne nje enderr te dyfishte
Une duhet te germezoj stuhine, rrymen qe rrjedh.
Rrahja eshte shume e shpejte. Notat ndryshojne ne erresire.
Tani qe ta njoh zerin permendesh, lexoj.
Tani qe ta di zemren permendesh, shoh
Skelat me anijet e tyre te medha dhe me arkitra.
Manipulimin, mallin dhe sklleverit
Ne nje plazh te cuditshem nen nje qiell te thyer.
Jo nje nisje, por nje udhetim i perfunduar!
Dengu qendron mbi gura;
Spiranca vajton
Fundosjen e saj te thelle te ndryshkur
Dhe hardhia e gjate zvarritet
Ne krahe te ererzave te kripura
Ne diellin e zgjatur.
Tani qe ta njoh zemren permendesh, shoh.
Poezia ‘Kenge per aktin e fundit’ nga Louise Bogan
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti
Piktura nga @ffo_art

Comments

Popular Posts