KINEMATOGRAFIAndrei TarkovskyPyetje per Andrei Tarkovsky

Pyetje per Andrei Tarkovsky

-

Pyetje per Andrei Tarkovsky

Disa te rinj kane derguar disa pyetje. Degjo!

Nese do te te duhej te flisje per regjizoret e medhenj te djeshem dhe te sotshem, cfare falenderimi do te deshiroje te beje per secilin prej tyre per ate cka ndjeni se ata ju kane dhene?

Alexander Dozhenko, filmi “La terra” (Toka). Film pa ze. Regjizor i jashtezakonshem. Ne epoken e filmave pa ze, ai ka bere mrekulli, sipas mendimit tim. Kinemaja poetike.

Pastaj Bresson, Robert Bresson. Bresson me ka magjepsur gjithmone me estetiken e tij. Mua me duket sikur ai eshte i vetmi regjizor ne bote qe ka arritur thjeshtesi absolute ne kinema. Sic eshte arritur ne muzike nga Bach, ne art nga Leonard da Vinci, Tolstoy si shkrimtar. Rrjedhimisht, per mua ai ka qene gjithmone shembulli i thjeshtesise gjeniale.

Antonioni, sigurisht…Sepse Antonioni me ka lene nje pershtypje te forte me filmat e tij, vecanerisht me aventurat, per te cilat ti ke shkruar nje skenar.

Fellini me pelqen per miresine e tij, per dashurine qe ai ka per njerezit. Per thjeshtesine e tij dhe per intonacionin intim. Pra jo per popullaritetin e tij, por per humanitetin e tij. E vleresoj jashtezakonisht. Per barokun, pasurine dhe bukurine e tij. Filmi i tij “Pale moon tales” (Perrallat e henes se zbehte) eshte i jashtezakonshem ne thjeshtesine, elegancen dhe fisnikerine e tij te mrekullueshme te fotografise dhe aktrimit.

Kujtoj me embelsi dhe mirenjohje Vigo-n, regjizorin francez, i cili sipas mendimit tim, eshte babai i kinemase moderne franceze. Se pari, vala e re franceze, pastaj se cfare nxorri ne breg kjo vale, cfare la pas. Vigo ka themeluar filmin francez dhe askush nuk ka shkuar me larg se sa ai.

Detaje, Dokumentari ‘Voyage in time’ (Udhetim ne kohe), 1983, regjia Tonino Guerra, Andrei Tarkovsky

#toninoguerra #andreitarkovsky #enkeledasuti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty