POEZIMahmoud DarwishRITA DHE PUSHKA nga MAHMOUD DARWISH

RITA DHE PUSHKA nga MAHMOUD DARWISH

-

Ndërmjet Ritës dhe syve të mi

Është një pushkë

DHE KUSHDO QË E NJEH RITËN

GJUNJËZOHET DHE I LUTET

HYJNISË NË ATO SY NGJYRËMJALTI

Dhe unë e kam puthur Ritën

Kur ajo ishte e re

Dhe më kujtohet se si u afrua

Dhe se si krahët e mi mbuluan gërshetët më të vetmuar

Dhe më kujtohet Rita

Ashtu siç kujton harabeli rrymat e tij

AH, RITA

NDËRMJET NESH JANË NJËMILIONË HARABELË DHE IMAZHE

Dhe shumë vendtakime

Që zjarrmohen nga një pushkë

EMRI I RITËS ISHTE NJË FESTË NË GOJËN TIME

TRUPI I RITËS ISHTE NJË DASËM PËR GJAKUN TIM

Dhe unë humba tek Rita për dy vjet

Dhe për dy vjet ajo fjeti tek krahët e mi

Dhe në bëmë premtime

Përmbi kupat më të bukura

Dhe ne u dogjëm në verën e buzëve tona

Dhe ne lindëm sërish

Ah, Rita

Çfarë do t’i kishte kthyer sytë e mi nga sytë e tu përpara kësaj pushke

Veçse një apo dy dremitje apo reve ngjyrëmjalti?

Një herë e një kohë

OH, HESHTJA E MUZGUT

NË MËNGJES HËNA IME MËRGONTE NË NJË VEND TË LARGËT

Drejt atyre syve ngjyrëmjalti

Dhe qyteti i rrëmbeu të gjitha këngëtaret

Dhe Ritën

NDËRMJET RITËS DHE SYVE TË MI

NJË PUSHKË

RITA DHE PUSHKA nga MAHMOUD DARWISH

Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti

#mahmouddarwish #williamadolphebouguereau #enkeledasuti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty