POEZILouise GlückShëmbëlltyra e një pëllumbi nga Louise Glück

Shëmbëlltyra e një pëllumbi nga Louise Glück

-

Një pëllumb jetonte në një fshat.

Kur ai hapte gojën e tij

Dilte ëmbëlsi, tingull

Si një dritë e argjedtë rreth

Një dege qershie. Por

Pëllumbi nuk ishte i kënaqur.

Ai shikonte fshatarët

Që mblidheshin për të dëgjuar nën

Pemën e çerdhuar.

Ai nuk mendonte: Unë

Jam më lart se sa ata.

Ai kërkonte që të ecte midis tyre,

Të përjetonte dhunën e ndjenjës njerëzore,

Pjesërisht për hir të vetë këngës.

Kështu ai u kthye në njeri.

Gjeti pasionin, gjeti dhunën,

Në fillim të bashkuara, më pas

Si emocione të ndara

Dhe këto nuk

Përmbaheshin nga muzika, kështu

Kënga e tij ndryshoi,

Notat e ëmbla të lëngimit të tij për t’u bërë njerëzore

U thartuan dhe u sheshuan. Më pas

bota u tërhoq pas; mutanti

Ra në dashuri

Si nga dega e qershisë

Ra i njollosur me frutin

E gjakosur të pemës.

Kështu që, në fund të fundit është e vërtetë, jo thjesht

Një rregull arti:

Ndrysho formën dhe do të ndryshosh natyrën tënde.

Dhe koha na e bën këtë të gjithëve ne.

Shëmbëlltyra e një pëllumbi nga Louise Glück

Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti

Skulptura nga @studiothomaslerooy

#louiseglück #enkeledasuti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty