POEZINizar QabbaniSi te gjitha grate ti kerkon thesaret e Solomonit...

Si te gjitha grate ti kerkon thesaret e Solomonit – Nga Nizar Qabbani

-

Si te gjitha grate ti kerkon

Thesaret e Solomonit

Si te gjitha grate…

Rezervuare me parfume

Dhe kreher prej fildishi

Tufa me vajza sherbetore

Ti kerkon Zonjellekun

Ti kerkon qe ai ta shqiptoje emrin tend si nje papagall

Te thote “Te dua” ne agim

Te thote “Te dua” ne muzg

Nderkohe qe po ti lan kembet me vere

O, Shehrezade e grave

Si te gjitha grate ti kerkon…

Yjet e qiellit nga une

Dhe pjata me mana

Dhe pjatanca me thelleza

Dhe pantofla prej cerdhime geshtenjash

Ti kerkon…

Mendafsh nga Shanghai

Dhe nga Isfahan-i

Lekure gomari te eger

Por une nuk jam nje prej atyre Profeteve

I cili hedh bastunin e tij

Dhe e ndan detin me dysh

I cili i pret guret e tij te forte me driten…

Si te gjitha grate ti kerkon…

Erashke me pupla

Dhe boje per qepalla e tua

Dhe aroma

Ti kerkon nje skllav

Me nje idiotesi te thelle

Per te te lexuar ne krahe te shtratit poezi

Ti kerkon…

Menjehere dhe ne te njejten kohe

Oborrin e pallatit te Rashid-it

Dhe sallen e harqeve te Khosroes-it

Dhe nje parade me rober

Duke mbajtur fundin e fundit tend te ngritur

O Kleopater

Por une nuk jam

Nje udhetar i perhershem i Sindbad-it

Kush mund ta beje Babaelin qe te shfaqet mes dy duarve te tua

As Piramidat e Egjiptit

As harqet e Khosroes-it

Une nuk kam nje llampe te gjate

Qe te te sjelle rrezet e diellit neper nate

Sic deshiron ti…te gjitha ju grate

Dhe per me shume

O Shehrezade e grave

Une jam nje punetor nga Damasku – i varfer

Une e zhys buken time te mengjesit ne gjak

Floket e mi ne peshtyme

Une jetoj thjeshte

Dhe une besoj tek buka dhe tek shenjtoret

Dhe une enderroj per dashurine si te tjeret

Dhe per nje partnere qe te me qepe vrimat ne rrobat e mia

Dhe nje femije qe fle mbi prehrin tim

Si nje dallandyshe fushe

Si vezullimi mbi uje

Une mendoj per dashurine si te tjetet

Sepse nje i dashur eshte si ajri

Sepse nje i dashur eshte si nje diell, qe shkelqen

Permbi enderrimtaret pas mureve te keshtjellave

Permbi ata mundimtaret qe fitojne buken e gojes

Permbi te mjeret

Dhe ata qe shtrihen ne shtrate prej mendafshi

Dhe ata qe shtrihen ne shtrate duke denesur

Si te gjitha grate ti kerkon…

Mrekulline e Tete te Botes

Por une nuk kam asgje

Vec lavdeve te mia

Nga Nizar Qabbani

Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty