POEZIMahmoud DarwishSONETI V nga MAHMOUD DARWISH

SONETI V nga MAHMOUD DARWISH

-

Të prek siç prek një violinë e vetmuar periferitë e një vendi të largët

Durueshëm lumi kërkon pjesën e vet tek shiu

Dhe, rrahje pas rrahjeje, një e nesërme që kalon nëpër poema afrohet

Kështu unë mbaj toka të largëta dhe ato më mbajnë në rrugën e udhëtarit

Mbi një pelë të përbërë nga virtytet e tua, shpirti im dallgëzohet

Një qiell natyral i përbërë nga hijet e tua, krizantemë pas krizanteme

Unë jam biri i asaj që ti bën në tokë, biri i plagëve të mia

Që kanë ndriçuar çerdhimin e shegëve në kopshtet e tu të mbyllur

Nga jaseminët rrymat e gjakut të natës të bardha. PARFUMI YT

DOBËSIA IME DHE SEKRETI YT, ME NDJEKIN SI KAFSHIMI I GJARPRIT. DHE FLOKËT E TU

JANË NJË TENT ERE NGJYRËVJESHTE. Unë eci duke folur

Me fjalët e fundit që beduini i tha një çifit pëllumbash

TË PREK SIÇ PREK VIOLINA MËNDAFSHIN E KOHËVE TË LARGËTA

Dhe rreth meje dhe teje mbin bari i një vendi të lashtë

I ri

SONETI V nga MAHMOUD DARWISH

Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti

#mahmouddarwish #williamadolphebouguereau #enkeledasuti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty