Ti do te heqesh dore nga shija e qershive?


Nese nuk flet ti, do te flas une.
A i ke humbur te gjitha shpresat?
A e ke pare ndonjehere qiellin kur ngrihesh ne mengjes? Ne agim, a nuk do qe ta shohesh lindjen e diellit? Te kuqen dhe te verdhen e diellit ne perendim, a nuk do qe t’i shohesh me keto?
A e ke pare henen? A nuk do qe t’i shohesh yjet? Naten e henes se plote, nuk do qe t’i shohesh serish?
Ti kerkon qe te mbyllesh syte?
A nuk do qe te pish me uje pranvere serish? Apo ta lash fytyren ne ate uje?
Nese do te shohesh kater stinet, cdo stine sjell fruta. Ne vere, ka fruta, ne vjeshte, gjithashtu. Dimri sjell fruta te ndryshem dhe pranvera, gjithashtu. Asnje nene nuk mund ta mbushe frigoriferin me nje varietet te tille frutash per femijet e saj. Asnje nene nuk mund te beje per krijesat e saj aq shume sac ben Zoti per krijesat e tij. Ti do ta refuzosh te gjithe kete? Ti do te heqesh dore nga te gjitha keto? Ti do te heqesh dore nga shija e qershive.
Detaje regjizoriale, Filmi ‘Taste of cherry’ (Shije qershie), 1997, regjia Abbas Kiarostami

Comments

Popular Posts