POEZINizar QabbaniUnë nuk kam asnjë fuqi nga Nizar Qabbani

Unë nuk kam asnjë fuqi nga Nizar Qabbani

-

Unë nuk kam asnjë fuqi për të të ndryshuar

Apo për të shpjeguar mënyrat e tua

Unë nuk e kam besuar kurrë se një burrë mund ta ndryshojë një grua

Ata burra që mendojnë

Se ata e kanë krijuar gruan

Nga brinjët e tyre

Janë pretendues

Gruaja nuk del kurrë nga brinjët e burrit, kurrë

Është ai që del nga mitra e saj

Si një peshk që ngrihet nga thellësitë e ujit

Dhe si rrymat që degëzohen larg nga një lum

Është ai që rrethon diellin e syve të saj

Dhe që imagjinon se është i fiksuar në vend

Unë nuk kam asnjë fuqi për të të zbutur

Apo për të të urtësuar ty

Apo për të zbutur instiktet e tua të para

Kjo detyrë është e pamundur

Unë e kam testuar inteligjencën time tek ti

Gjithashtu edhe budallallëkun tim

Asgjë nuk funksionon me ty, as drejtimi

As tundimi

Qëndro primitive ashtu siç je

Unë nuk kam asnjë fuqi për të thyer zakonet e tua

Për tridhjetë vjet ti ke qenë kështu

Për treqind vjet

Një stuhi e kurthëzuar në një shishe

Një trup i natyrës që shqison aromën e një burri

E sulmon atë për nga natyra

Triumfon përmbi të për nga natyra

Mos e beso kurrë se çfarë thotë një burrë për vetveten

Që është ai që i bën poemat

Dhe që bën fëmijë

Është gruaja ajo që shkruan poema

Dhe burri ai qe vendos emrin e tij poshtë tyre

Është gruaja ajo që i mbart fëmijët

Dhe është burri ai që nënshkruan atësinë në maternitet

Që ai është babai

Unë nuk kam asnjë fuqi për të ndryshuar natyrën tënde

Librat e mia nuk kanë asnjë dobi me ty

Bindjet e mia nuk të bindin ty

As këshilli im atëror nuk shërben për asgjë të mirë

Ti je mbretëresha e anarkisë, e çmendurisë, e të mos përkiturit askujt

Qëndro kështu

Ti je pema e feminilitetit që rritet në errësirë

Që nuk ka nevojë as për diell dhe as për ujë

Ti je princesha e detit që ka dashurar të gjithë burrat

Dhe që nuk ka dashuruar askënd

Që ke fjetur me të gjithë burrat….dhe që nuk ke fjetur me askënd

Ti je gruaja Beduine që ka shkuar me të gjitha fiset

Dhe që është rikthyer një virgjerëshë

Qëndro kështu

Unë nuk kam asnjë fuqi nga Nizar Qabbani

Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti

Imazhi nga @danielle4photo

#nizarqabbani #enkeledasuti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty