Si një burrë dhe një grua formojnë
Një kopësht ndërmjet tyre
Si një shtrat me yje, këtu
Ata qëndrojnë në një mbrëmje vere
Dhe mbremja bëhet
E ftohtë nga tmerri i tyre:
Çdo gjë mund të mbarojë,
E aftë për shkatërrim.
Gjithçka, gjithçka mund të humbasë,
Nëpër ajrin e parfumosur
Kollonat e ngushta
Ngrihen padobishëm, dhe përtej,
Një det që dridhet me lulëkuqe
Hesht, e dashur. Për mua nuk ka rëndësi
Se sa vera do të jetoj për t’u kthyer
Me këtë verë të vetme ne kemi hyrë në përjetësi.
I ndjeva dy duart e tua
Duke më varrosur për të çliruar shkëlqmin e tyre.
Zambakët e bardhë nga Louise Glück
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti