POEZINizar QabbaniZonjëza ime nga Nizar Qabbani

Zonjëza ime nga Nizar Qabbani

-

Ti je gruaja më e rëndësishme në historinë time

Përpara largimit të këtij viti

Ti je tani gruaja më e rëndësishme

Pas lindjes së këtij viti

Ti je gruaja që nuk do të mund ta numëroja dot me orë dhe ditë

TI JE NJË GRUA E PËRBËRË ME NEKTAR POEZIE

DHE NGA ARI I ËNDRRAVE

Ti je gruaja që ka jetuar në trupin tim

Përpara një milion viteve

Zonjëza ime

AJO QË ËSHTË E PËRBËRË NGA PAMBUK DHE RE

AJO QË MUND TA QUA NJË SHI XHEVAHIRËSH

DHE LUMIN E NAHOUND

NJË VARG PYLLI

Ajo që noton në ujin e zemrës sime si një peshk

Ajo që jeton në sy si një fis pëllumbash

Asgjë nuk do të ndryshojë tek emocionet e mia

As tek ndjenjat e mia

As tek zemra ime dhe as tek besimi im

Zonjëza ime

Mos u shqetëso për harmoninë e kohës

As për emrin e viteve

Ti je një grua dhe ti je ende si një grua

Dhe çdo herë

Unë do të të dua ende

Kur të hyjë shekulli i 21-të

Dhe kur të hyjë shekulli i 25-të

Dhe kur të hyjë shekulli i 29-të

Dhe unë do të të dua

Kur të thahet deti

Dhe kur të digjet pylli

Zonjëza ime nga Nizar Qabbani

Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti

Imazhi nga @volker.hermes

#nizarqabbani #enkeledasuti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty