Flokët e tu humbasin në pyll
Këmbët e tua më prekin
E fjetur ti je më e madhe sesa nata
Por ëndrra jote është sa kjo dhomë
Sa shumë që jemi ne që jemi kaq pak!
Jashtë kalon një taksi
Me ngarkesën e tij me fantazma
Lumi që digjet aty në krah
Vërshon mbrapsht
A do të jetë nesër një ditë tjetër?
Agimi i fundit nga Octavio Paz
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti
Piktura, Ylli i dyfishte, 1881, Luis Ricardo Falero
#art #poetry #octaviopaz #enkeledasuti #painting #luisricardofalero