Ata që janë afër meje nuk e dinë që ti je më afër meje sesa ata
Ata që më flasin nuk e dinë se zemra ime është plot me fjalët e tua të pathëna
Ata që mbushin rrugën time nuk e dinë se unë eci me ty
Ata që më duan nuk e dinë se dashuria e tyre më sjell tek ti.
Tagore
Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti.