Ato kanë ardhur nga Alfonsina Storni


Sot erdhën për të më parë

Nëna dhe motrat e mia
Kam qenë vetëm për një kohë të gjatë
Me poemat e mia, me krenarinë time...thuajse asgjë
Motra ime, më e madhja, është rritur
Është bjonde. Një ëndërr jetësore
Kalon nëpër sytë e saj: më të resë i thashë
“Jeta është e ëmbël: Çdo gjë e keqe e ka një fund.”
Nëna ime buzëqesh siç tentojnë të bëjnë shpirtrat
Që kuptojnë
Ajo vendos dy duart e saj mbi shpatullat e mia
Ajo po më vështron...
Dhe lot rrjedhin nga faqet e mia
Ne jemi së bashku në dhomën më të ngrohtë
Të shtëpisë
Qielli i pranveres...për të parë
Të gjitha dritaret ishin të hapura
Dhe teksa bisedonim së bashku qetësisht
Për kaq gjëra të vjetra dhe të harruara
Motra ime, më e reja, na ndërpret:
“Dallëndyshet po flutorojnë sipër nesh.”
Ato kanë ardhur nga Alfonsina Storni
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

Comments

Popular Posts